Një sulm i dyshuar terrorist ka ndodhur para shtëpisë së kreut të Gjykatës së Lartë në Greqi.
Autorët kanë kaluar nëpër rrugicën ku ndodhet shtëpia e zyrtarit të lartë të drejtësisë, janë ndalur pikërisht pranë makinës së policisë dhe kanë hedhur bomba molotov në automjet.
I plagosur ka mbetur një efektiv policie, ndërsa ka pasur rrezik që zjarri të përhapej në pallat.
Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që objektivi të jetë polici për të cilin autorët e dinin se ndodhej jashtë shtëpisë së kryetarit të Gjykatës së Lartë.
Dosjen e ka marrë në shqyrtim antiterrori.