Rama jep 200 certifikata pronësie në Theth, edhe për Kishën: Falim gjobat për ndërtimet pa leje! Brenda vitit përfundon rruga e Dukagjinit

Pritjes i erdhi fundi dhe të paktën 200 familje në Theth tashmë kanë marrë certifikatat e tyre të pronësisë. Kryeministri Rama premtoi se problematikës me tapitë në veri do t’i jepet fund njëherë e mirë.

“Shtëpitë e trashëguara s’ka qenë e mundur të marrin hipotekën si rezultat i shtrëngimeve të tjera ligjore që ka zona. Ajo që ka rëndësi është që sot janë 200 tituj pronësie që janë këtu. Për 40 të tjera, Bashkia e Shkodrës do duhet t bëjë studimin e zonës, çështje e natyrës ligjore dhe Beneti do ta përfundojë brenda muajit shtator, për 50 tituj të tjerë është problematika e ndërtimit në pronën e tyre, por përtej afatit të lejuar nga ligji ekzistues për legalizimet. Do gjejmë një zgjidhje që do jetë e dedikuar për të gjithë ata që janë në këto kushte, ku pamundësia e marrjes së një leje ka qenë objektive”, tha Rama.

Ndërkohë, kreu i qeverisë lajmëroi se do të falen të gjitha gjobat që janë vendosur për ndërtime pa leje, duke thënë se nuk kanë qenë abuzive, por për shkak të shtrëngimit që ka ligji duke qenë se Thethi futet në zonën e mbrojtur. Shigjetime pati edhe për demokratët që kanë drejtuar historikisht Shkodrën, duke thënë se në kohën e tyre vëmendja e bashkisë për Thethin ka qenë zero.

“Ka një masë shumë të madhe gjobash si rezultat i ndërhyrjeve apo ndërtimeve aty ku keni pasur shtëpinë e vjetër apo truallin tuaj, që janë bërë për shkak të nevojës për të krijuar ekonomi përmes turizmit. Dhe që nuk janë ndërtuar sipas ligjit sepse shtrëngimi i legjislacionit për këtë zonë që figuron si zonë e mbrojtur natyrore e ka bërë të pamundur, qeveria do t’i falë gjithë gjobat. Nuk janë tipikisht ndërtime të bëra abuzivisht për t’iu shmangur ligjit, janë ndërtime të bëra nga nevoja. Në kushtet e pamundësisë ligjore, njerëzit kanë vazhduar t’i bëjnë. Kjo s’do të thotë që kush do vërë një gru pa leje më tutje do tolerohet, kjo do të thotë që në atë fazë kur kjo ka ndodhur s’ka pasur vëmendje nga bashkia, zero”, tha Rama.

Tashmë që çështja e pronave po shkon drejt zgjidhjes, kreu i qeverisë i bëri thirrje emigrantëve që të kthehen dhe të investojnë në Theth. Për të ndihmuar guximtarët në investime, Rama tha se qeveria ka gati edhe planin

“Të kthehen ata që janë në emigracion, për të investuar në tokën e tyre që nuk kanë sot me letra, ndaj po ndërtojmë një program të vecantë për malet që të kenë mundësinë të ndërtojnë me qeranë e famshme me 1euro, në bankë do të ndërhyjë shteti, ta lehtësojmë normën dhe të mbyllim gjithë ciklin që ti japim mundësi atyre që janë jashtë të vijnë e të investojnë. Një shef kuzhine merr 2 mijë euro.”

Gjatë ndalesës në Theth, Rama ironizoi opozitën duke thënë se ajo merret me sherret, ndërsa punët i bën qeveria.

"Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë. Se për punë kanë sherrin, kurse punët e tyre i bëjmë ne", tha Rama.

Për t’i shërbyer edhe turizmit, që në zonat e veriut e veçanërisht në Theth po përjeton rritje të shpejtë përgjatë viteve të fundit, qeveria ka përgatitur edhe një plan investimi për të përmirësuar infrastrukturën dhe Rama thotë se edhe fondi është gati.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:38
‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

 

Zef Bari është një nga banorët e Thethit që mori dy certifikata pronësie nga kryeministri Edi Rama. Po ashtu, ai pritet të përfitojë edhe nga falja e gjobave për ndërtim pa leje, siç e paralajmëroi kryeministri Rama.

Teksa merrte në dorë titullin e pronësisë, ai u shpreh se falja e gjobave i ka sjell “pajtim” me të shoqen.

“Të përshëndes në emër të familjes time dhe fëmijëve. Na ktheve në identitet,  këto 30 vite të fundit na humbi identiteti. Kur i humb identiteti një fshati thuhet se janë të fikur. Ne u fikëm dhe u koritëm sepse ne nuk dinim se nga vinim. Këtu janë bërë tubime, dasma, janë falur gjakra. Unë kam punuar mësues 45 vjet. Të jam mirënjohës, jam i dënuar për ndërtim pa leje, gjobë 5 milionë dhe gruan time një vit më pas e gjobitën 50 milionë, se kam qenë dakord me nda gruan se më tha e ke bërë ti. Se ajo ka ardh nga Tropoja. Kështu që më ke prurë pajtimin, unitetin dhe të jemi mirënjohës”, u shpreh ai duke shkaktuar të qeshura.

Ora 13:50
Rama: Brenda vitit përfundon rruga e Dukagjinit! Gati ‘paketa e maleve’, do iu jepet leja për ndërtim ndërsa prisni marrjen e tapisë

 

Nga Thethi, kryeministri Edi Rama lajmëroi se brenda vitet pritet të përfundojë rruga e Dukagjinit, duke theksuar se do t’i japë një tjetër hov turizmit në veri. Kreu i qeverisë tha se qeverisë nuk i është dhënë mundësia që të punojë për Thethin, jo se e kishte lënë në harresë.

“Nuk jemi kujtuar për Shkodrën vonë, por nuk na është dhënë mundësia të bëjmë më shumë. E pamundur që qeveria të bëjë diçka që kërkon vullnetin dhe bashkëpunimin e Bashkisë, pasi është në shkelje të ligjit. Arsyeja që sot është një zotim i mbajtur në këtë kohë kaq të shkurtër, është se puna përgatitore ka qenë, ndërkohë që Bashkia Shkodër është diçka tjetër sot.

Nëse dikush çohet dhe bën çati të kuqe me tjegulla si në jug, prish harmoninë dhe bën diçka që vret syrin. Dhe çdo vrasje syri ul numrin dhe interesin e turistëve. Këtu syri duhet vetëm të shijojë dhe të mrekullohet jo të vritet. Brenda vitit rruga e Dukagjinit do të përfundojë, do të hapë një tjetër perspektivë, një tjetër zonë që është e pavizitueshme, ose që sot vizitohet me shumë vështirësi. Do hapë hapësirë për investimet”, tha Rama.

Sa i takon investimeve, për shkak të kërkesave sidomos të emigrantëve që jetojnë jashtë, Rama tha se po përfundon ‘paketa e maleve’, përmes së cilës parashikojnë që të jepen leje ndërtimi, ndërkohë që vazhdojnë procesin për t’u pajisur me certifikata pronësie. Kreu i qeverisë tha se për të mbështetur investimet parashikojnë edhe ndërhyrje në bankë, ku pritet të vendoset garanci shtetërore për ata që do marrin kredi për të investuar.

"Jemi duke përfituar paketën e maleve në mënyrë që t’u japim mundësi të gjithë atyre që janë në emigracion që të kthehen sepse Beneti po më thoshte që ka kërkesa në rritje për tu kthyer dhe investuar në tokën e tyre që nuk e kanë sot me letra. Prandaj po ndërtojmë program të veçantë për malet që të mund t’u jepet toka, që tu jepet mundësia të ndërtojnë me leje para se të marrin titullin përfundimtar të pronësisë, në marrëdhënie me shtetin, me atë qiranë e famshme 1 euro për të marrë tokën për të ndërtuar dhe ndërkohë vazhdon proceset. Por ama ajo tokë është e jotja stan merr njeri. Duke pasur kontratën me shtetin ti mund të shkosh në bankë. Te banka do të bëjmë një tjetër ndërhyrje për të vënë garanci shtetërore për kreditë tuaja se pashë disa marrëveshje me bankat të pak njerëzve këtu me interesa të larta. Do bëjmë një ndërhyrje që ta lehtësojmë dhe të mbyllim gjithë ciklin dhe t’iu japim mundësi atyre që janë jashtë që të investojnë këtu", tha Rama. 

Ora 13:24
‘Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë’, Rama i jep certifikatën e pronësisë Kishës në Theth: Ata ngroheshin në diell, punën e tyre e bëjmë ne  

 

Kisha e Thethit është pajisur me certifikatën e pronësisë, ndërsa ishte vetë kryeministri Rama që i shpërndau. Akuzat për kundërshtarët politikë që kanë drejtuar historikisht Shkodrën nuk i kurseu, duke thënë se ata ngroheshin në diell, ndërsa punën e bën Partia Socialiste.  

"Do vazhdojmë nga Kisha. Ai tha ishalla po u jep atyre të PD më para. Atyre të PD u ka rënë sakica në mjaltë. Se për punë kanë sherrin, kurse punët e tyre i bëjmë ne. Në rregull janë ata, atyre u ka rënë sakica. Kur kanë pas partinë e tyre ngroheshin në diell dhe tani që s’kanë partinë e tyre na kanë ne. Dhe ne u bëjmë punët që s’ua bëri partia e tyre. Por partitë shkojnë vijnë, përveç kësaj tonës, kurse kisha është edhe mbi tonën edhe mbi gjitha ndërtesat e tjera. Po erdhi ndonjë i PD dhe thotë jam prifti, thuaj jo më vlla se s’je ti jam unë se kam...", tha Rama. 

Ndërkohë, prifti kishte një thirrje për të rinjtë që të mos e braktisin Shqipërinë.

“Rini pa ju as shteti a s’kisha s’kanë kuptim. Me ju e duam një Shqipëri të lumtur me perspektive, kur ju keni me pas të ardhmen të gëzueshme, vetëm kini durim. Rini mos ikni prej këtyre trojeve se u ka ardh dita. Me besimin, shkollën, ju keni me lulëzuar”, tha prifti.

Ora 13:15
'Desh na ndatë nga Amerika', Rama i jep tapinë demokratit në Theth: S’ta dha partia, por qeveria

 

Kryeministri Edi Rama shpërndau 200 certifikata pronësie në Theth, ndërsa batutat pati edhe më një demokrat, të cilit i tha se tapinë ia dha qeveria dhe jo partia. Madje, Rama i tha se partia e tij desh e ndau Shqipërinë nga Amerika, duke bërë ironi me non gratën e Berishës.

Rama: Mos është i PD ky se këta rrinë gjithmonë në fund edhe thonë Rama ik. I PD është. Mos  e diskuto se këta rrinë nga fundi. Mirash unë nuk ika ti erdhe. Sa më shumë thoni ik, unë vi. Me Amerikën e keni ju, ju deshët me na nda nga Amerika për pak. S’ta dha partia, ta dha qeveria, partinë mbaje ne zemër, qeverinë në mendje. Me partinë shko fle gjumë, me qeverinë dil në punë.

Rama: Të iki unë apo të rri si thua?

Demokrati: Ju keni punë me gjithë shtetin, s’keni kohë me nejt këtu.

Rama: Të thash dorën e majtë t’i të djathtën dhe shkojmë vetëm përpara”, tha Rama.

SI.E./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lleshi: 01/07/2024 04:16

    VITI 2024 DHE AKOMA NUK KE MBARUAR se SHPERNDARI TAPITE,,,TE DHJEFSHA NE KOKE O KRYEMINISTER LESHI...

    Përgjigju
    • Kur: 01/07/2024 08:05

      Fillo ndërtimin e hidh 200mije euro, nënshkru kontratë qiraje me shtetin për tokën tënde 1 euro sot, Tapinë do ja u jap më vonë Sudja. Kontrata qirasë bëhet 1000euro muaj. Shteti të thotë nuk është e jotja se pranove kontrat qiramarrje. Do ja shesim pushtetarit investimin tënd

  • Iris: 01/07/2024 00:42

    Perse nderhyn ne proceset e drejtesise duke falur gjoba?! Cfare mesazhi jep per pjesen tjeter te vendit,duke falur gjobat,qe do ju falet cdo gjobe e do ju njihet cdo gje,mjafton te ndertoni ne prag zgjedhjesh?! Po mbrojtja e zonave te mbrojtura ku shkoi,apo do t'i sakrifikoni per turistet? Turistet edhe ata qe do te vijne,do te vijne per te pare keto zona natyrore te egra,jo per te pare hanet me 5 yje qe do permbytin keto zona te virgjera tani qe u dhe bekimin.

    Përgjigju
  • Goni: 30/06/2024 20:21

    Falim gjobat per ndertime paleje.... dmth erdhi fushata o burra ahhahaha

    Përgjigju
  • Shjodrani: 30/06/2024 19:40

    Thethit iu be rruga dhe tensioni i dritave eshte ne rregull, se u digjeshin pajisjet cdo vere. Kjo qe shkon kryeminisrri e jep tapi sesi duket, si kult ind8vidi, institucionet hajt mo

    Përgjigju
  • Prekalori: 30/06/2024 18:02

    Bravo!! Tash e bane Thethin si Bathorja....

    Përgjigju
  • Genti: 30/06/2024 14:28

    Boll me mashtrime, lerja institucioneve perkatese ti ndaje dhe jo kryeministri, pastro dhe kadastren se eshte tmerr vetem euro shohin

    Përgjigju
  • Beni: 30/06/2024 14:23

    Mos e besoni më këtë mashtrus dhe të gjithë këta që kanë qeverisur për 30 vjet por duhet ti dëbojmë njëherë e mirë dhe të vendosim frymën e re

    Përgjigju
  • Ermal: 30/06/2024 14:00

    Jane fut njerez ne burg per gjobat dhe nderti Et pa leje si do i veje halli ti fal gjobat

    Përgjigju
  • Timi bales: 30/06/2024 13:53

    Ne fale gjobat ndrysho ligjin te perfitojne te gjithe jo ca te nenes ca te njerkes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 6 të arrestuar

Tiranë/ Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 6 të arrestuar