VIDEO/ Fredi Beleri u la në burg, avokati: Është sulm politik dhe e montuar! Nuk iu kap asgjë në flagrancë

Pasi gjykata e Vlorës la në burg Fredi Belerin, avokati i kandidatit të Berishës e Metës për kryetar bashkie për Himarën, Geni Gjyzari u shpreh se ky është një sulm politik dhe i montuar.

‘E vlerësuan arrestin në flagrancë si të ligjshme! Brenda 10 ditësh do të behet vlefshmëria në SPAK. Për 10 ditë vlerësimi i masës së sigurisë në SPAK. Është sulm politik dhe e montuar. Nuk u provua në asnjë moment as ekzistenca e listave, ishte duke dalë jashtë lokalit. Nuk iu gjet asgjë në flagrancë. Absolutisht se cenon përkundrazi e ka forcuar më shumë.’- tha avokati.


Lajmi kryesor:

U arrestua për blerje votash, lihet në burg kandidati i Berishës e Metës për Himarën! Fredi Beleri: S'kam lidhje me akuzat! Dosja kalon në SPAK


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve