Zgjedhje konkurruese, liri fetare e korrupsion në masë, këto janë disa prej çështjeve të evidentuara në raportin vjetor të organizatës Freedom House për Shqipërinë.

“Shqipëria ka një rekord zgjedhjesh konkurruese, megjithëse partitë politike janë shumë të polarizuara dhe shpesh të organizuara rreth personaliteteve kryesore. Liria fetare dhe liria e tubimit në përgjithësi respektohen. Korrupsioni dhe ryshfeti mbeten probleme të mëdha, megjithëse qeveria po punon për të adresuar korrupsionin në gjyqësor”, thuhet në raport.

Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria renditet në vendin e 69-të, një pozicion më lart krahasuar me vitin e kaluar. Shqipëria ndiqet nga Mali i Zi me 68 pikë dhe Maqedonia e Veriut me 67 pikë, ndërsa Kosova qëndron në vendin e 61-të.

Nga vendet e rajonit, Serbia qëndron më së keqi, pasi vlerësohet me 53 pikë, ndërsa Bosnja e Hercegovina me 54 pikë.

1773910107_freedom.jpg

Lajmi në përditësim...