Freedom House: Shqipëria e
97-a në botë për lirinë e medias
PDF-Raporti i plotë i Freedom House

Freedom House: Shqipëria e<br />97-a në botë për lirinë e medias<br />PDF-Raporti i plotë i Freedom House
Organizata Freedom House, ka publikohet raporti vjetorë mbi lirinë e medjave në 199 vende. Kështu, për vitin 2015 vëndi ynë është pothuajse në të njëjtat nivele të lirisë së mediave si një viti më parë, dukë shënuar rritje vetëm me një vend.

Në raportin e këtij viti Shqipëria renditet në vendin e 97-të, duke qënë ende një nga vendet me liri shumë të vogël të medias. Po e njëjta situatë paraqitet edhe me kosovën, e cila renditet në vendin e  100-të duke shënuar një zbritje në renditje.

Në raportin e vitit 2014 të Freedom House, Kosova dhe Shqipëria renditeshin në vendin e 98-të. Ky klasifikim konfirmon edhe një herë se liria e mediave në vendin tonë eshtë shumë e vogël. 

Po e njëjta situatë paraqitet edhe me kosovën, e cila renditet në vendin e  100-të duke shënuar një zbritje në renditje krahasuar me raportine vitit 2014. 

Në raportin e Freedom House për vitin 2015, Shqipëria dhe Kosova radhitet në mesin e vendeve pjesërisht të lira, me 49 pikë. Shkalla 0 është rezultati më pozitiv, ndërsa 100-shi më negativ.

Organizata Freedom House ka bërë edhe një renditje të lirisë së mediave në bazë të kontinenteve. Kështu, në renditjen e vendeve Europiane, Shqipëria  ndodhet në vendin e 49-të, vend në të cilin ndodhet edhe Kosova. Në krye të listës së vendeve Europiane për lirinë e mediave ndodhet Norvegjia dhe Suedia, të cilat gjithashtu kryesojnë edhe listën e 199 vendeve botërore për lirië e mediave. Ndërsa në fund të listës së Shteteve  Europiane për lirinë e mediave ndodhet Turqia, e cila renditet në vendin e 65-të.

Ndërsa vendet e rajonit në raportin e Freedom House, radhiten si vijon: Maqedonia radhitet në vendin e 125-të, Bosnja 108-të, Shqipëria 97-të, Serbia 82-të dhe Mali i Zi 79-të. Të gjitha këto shtete bëjnë pjesë në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira.

Në përgjithësi, organizata me seli në Shtetet e Bashkuara vlerëson se liria e shtypit në botë ka rënë në vitin 2014-të në pikën më të ulët të dhjetë viteve të fundit.

Në Ballkan vendi më problematik është Maqedonia, ku ka pasur ulje të ndjeshme gjatë 5 viteve të fundit. Në Azerbaxhan qeveria ka përdorur burgosjen dhe mbylljen e zyrave mediatike me ligje të sigurisë emergjente, ku 9 gazetarë janë ende në burg që prej 1 dhjetorit.

Sipas Freedom House sektori i medias në Rusi është duke u kontrolluar gjithnjë e më tepër nga shteti nga “ sektori privat i udhëheqjes politike”, ose nga interesat e bizneseve që shtypin përmbajtjen kritike ndaj qeverisë. Rusia kritikohet gjithashtu për propagandë agresive, shpesh herë me të pavërteta ose me kërcënime të hapura ndaj opozitës ose vendeve fqinj.

Freedom House thotë se Bjellorusia, rajoni i Krimesë i aneksuar nga Rusia, Irani, Turkmenistani dhe Uzbekistani janë në mesin e dhjetë vendeve dhe territoreve që kanë vlerësimet më të ulëta për lirinë e shtypit.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030

Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030