TIRANE - Deputeti socialist, Arben Malaj ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në Forumin Rinor Eurosocialist, ku thekson se përpjekjet për të shkarkuar të “pabindurit” apo për të krijuar shembuj frike për të tjerët, së bashku me modelin e deformuar të meritës dhe karrierës, janë shqetësime serioze të cilat shtrëmbërojnë cilësinë e investimit jo vetem tek të rinjtë.
“Tendencat për t’iu kufizuar lirinë e të shprehurit, tendencat për t’iu kufizuar mundësinë për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur, mentalitetet ndëshkuese deri përjashtuese sa herë që mendimet apo reagimet e tyre nuk u pëlqejnë ndonjë individi me pushtet partiak apo qeverisës janë investimi më i keq, jo vetëm për të rinjtë por edhe për vendin. Shkarkimet, pezullimet apo ҫdo përqasje tjetër që deformon rëndë besimin e të rinjve, janë fenomene të reja, thelbësisht të vjetra si mentalitet dhe shumë të dëmshme për të ardhmen”, është shprehur Malaj ndër të tjera në deklaratën e tij.
Po ashtu ai thekson se Partia Socialiste ka pasur një eksperiencë të mrekullueshme të forumeve rinore, të vet-organizuara, që kanë zgjedhur kurdoherë vetë drejtuesit e tyre, që kanë promovuar vetë kolegët e tyre, duke qenë gjithnjë pjesa më dinamike e zhvillimeve dhe fitoreve të PS. Sipas Malajt, krijimi për të rinjtë i proceseve më të mira të konkurrimit dhe modeleve të karrierës është detyrimi që politikanët e të gjitha partive duhet të kenë ndaj gjeneratës së re.
Në këtë drejtim, ai shton se gjenerata e re duhet inspiruar dhe edukuar me parimet më të shenjta të demokracisë, si elementët thelbësore për cilësinë e zhvillimeve shoqërore dhe politike sot dhe në të ardhmen.
Deputeti socialist nënvizon se asgjë përveç vlerave, parimeve, përvojave dhe shembujve konkretë më të mirë nuk do të ndihmonte në vitalizimin e të rinjve të talentuar dhe të përkushtuar për t’i shërbyer sa më mirë sfidave që ka vendi.
(b.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com