FRESSH Vlorë përgjigje Mira Shehut:
Suksesi në Vlorë edhe pa Kokëdhimën

FRESSH Vlorë përgjigje Mira Shehut:<br />Suksesi në Vlorë edhe pa Kokëdhimën
Kryetari i Forumit Rinor Socialist në Vlorë (FRESSH), Klajdi Myzaferaj i është përgjigjur komenteve të deputetes Mira Shehu. Myzaferaj i kujton Shehut se PS në Vlorë ka qenë gjithmonë fituese. Sipas tij, lidershipi socialist,  Edi Rama, ka ditur gjithmonë ta drejtojë PS-në drejt sukseseve elektorale.

Më herët, deputetja socialiste e qarkut të Vlorë, Mira Shehu, u shpreh se PS duhet të reformohet për të përmirësuar cilësinë e qeverisjes, ndërsa vlerëson se ajo bashkë me ish deputetin Koço Kokëdhima nisën një punë të shkëlqyer për reformimin e Partisë Socialiste. 

"Nisëm një punë të shkëlqyer ne rajonin Vlorë - Gjirokastër për reformimin e partisë socialiste të drejtuar nga Deputeti Kokëdhima. Me qindra djem dhe vajza të shkolluar u bënë pjesë aktive duke e përmirësuar dukshëm cilësinë e drejtimit në parti", ka shkruar në Facebook, Mira Shehu.  

Ndërsa Myzaferaj thekson se vërtetë partitë politike kanë nevojë për reforma, por thekson se në PS-në e Vlorës u promovuan njerëz pa identitet.

"Natyrisht, qe reformimi eshte gjithmone i nevojshem, per sa kohe qe shoqeria dhe gjithe aktoret e tjere shoqerore, duke perfshire ketu dhe partite politike, kane nevojë për reforma. Kjo, gjithmonë do të funksionojë kur reformat ndërtohen mbi parime dhe standarde gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese, ashtu si u ndërtua kjo reformë që ju e quani "madhështore". Në emër të kësaj reforme u përdor parimi "një person, një funksion", kur në realitet nuk funksionoi ashtu, por u promovuan njerëz pa identitet, duke u dhënë njëherësh nga 2, 3 apo 5 funksione në parti", thotë Kreu i FRESSH Vlorë, Klajdi Myzaferaj, duke iu referuar pozicioneve partiake që mbajti në PS ish-deputeti Koço Kokëdhima. 

Letra e plotë e Kreut të FRESSH Vlorë, Klajdi Myzaferaj:
"Si përgjigje ndaj deputetes Shehu, po e bej këtë status.
Ecuria e Partise Socialiste ne Qarkun e Vlores pergjate 25 vite te aktivitetit te saj, ka treguar vetem rezultate te shkelqyera dhe gjithmone ka qene fituese ne kete qark.
 
Ky eshte nje tregues i qarte, se lidershipi i Partise Socialiste gjithmone ka ditur ta drejtoj dhe ka qene ne pararoje te reformormit te vazhdueshem, per te cilat edhe rezultatet e ketij qarku kane qene ne favor te PS.
 
Natyrisht, qe reformimi eshte gjithmone i nevojshem, per sa kohe qe shoqeria dhe gjithe aktoret e tjere shoqerore, duke perfshire ketu dhe partite politike, kane nevojë për reforma. Kjo, gjithmonë do të funksionojë kur reformat ndërtohen mbi parime dhe standarde gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese, ashtu si u ndërtua kjo reformë që ju e quani "madhështore".
 
Në emër të kësaj reforme u përdor parimi "një person, një funksion", kur në realitet nuk funksionoi ashtu, por u promovuan njerëz pa identitet, duke u dhënë njëherësh nga 2, 3 apo 5 funksione në parti.
 
Ndërkohë, që u nëpërkëmbën e u përjashtuan shumë të rinj, por jo vetëm, që kanë treguar vlera morale, kulturore e sociale dhe madje kanë sakrifikuar në vitet e vështira të opozitarizmit. Në vend të tyre ju preferuat njerëz anonime, që e njohën PS vetem ne pushtet. Dmth vetem per ti vjele frytet. Dhe ky është TURP !!!
 
Ndaj, gjej rastin qe ne kete 25 vjetor te Partise Socialiste, t'ju uroj gjithe socialisteve gezuar festen dhe ashtu si deri me sot, te mbeshtesin fuqishem Kryetarin dhe Kryeministrin Rama ne te gjitha reformat qe po ndermerr ne interes te zhvillimit te vendit dhe integrimit europian te tij".


Deklarata e plotë e deputetes Mira Shehu:
"A ka ardhur momenti pas një çerek shekulli të analizojmë përse populli ka pakënaqësi të vazhdueshme nga politikanë dhe nga drejtues të lartë shtetërorë të të gjitha forcave politike?
Flasim për rëndësinë e dekriminalizimit në sektorin publik. Po a ka ardhur koha të kthejmë vëmendjen drejt reformimit të partive politike, përmirësimit cilësor të drejtimit në strukturat drejtuese të partive politike të çdo niveli? Përmirësimi i dukshëm në cilësi i përfaqësimit të partive politike padyshim do sjellë përmirësimin cilësor të qeverisjes do prodhojë drejtues me integritet të lartë, duke shërbyer me vetëdije dhe duke lënë mbrapa kultura të shitjes së pozicioneve të punës apo shërbimeve të shtetit dhe më keq akoma të pushtimit të vendeve të punës me të paaftë.
 
A do populli që elita politike të përfaqësohet nga elita intelektuale? Që studentët e shkëlqyer në ekonomi ti shohim nesër në drejtim te financës së vendit, studentët e shkëlqyer te drejtësisë të marrin drejtimin e sektorit te drejtësisë së vendit, që më të suksesshmit të jenë nesër kandidatët për kryetarë bashkie, partie apo për deputetë?
 
Mos vallë është kjo më pak e rëndësishme se ligji i dekriminalizimit?
 
Nisëm një punë të shkëlqyer ne rajonin Vlorë - Gjirokastër për reformimin e partisë socialiste të drejtuar nga Deputeti Kokëdhima. Me qindra djem dhe vajza të shkolluar u bënë pjesë aktive duke e përmirësuar dukshëm cilësinë e drejtimit në parti. Një përpjekje që dha rezultat deri në trefishim të anëtarësisë. Ndryshimi apo risia në politikën tradicionale natyrisht që has pengesa apo pranohet me vështirësi por kthim prapa nuk ka dhe nuk mund të ketë për sa kohe ndryshimin e kërkon koha dhe njerzit.
 
Këtë mesazh mendova të ndaj në këtë 25 vjetor të partisë socialiste. Gëzuar!". 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot