Frikë nga protestat e dhunshme,
Isa Mustafa me makinë të blindua

Frikë nga protestat e dhunshme,<br />Isa Mustafa me makinë të blindua
Policia e Kosovës do të marrë masa të veçanta për garantimin e sigurisë së Kryeministrit, Isa Mustafa gjatë valës së protestave të Vetëvendosjes.
 
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi shprehet se do të jenë 12 masa mes të cilave edhe një plan për evakuimi për personelin, në rast rreziku.

“Ky është rekomandim nga policia e Kosovës, nga njësia që e bën vlerësimin e rrezikshmërisë, të cilët kanë vlerësuar se ndërtesa e Qeverisë i takon një ndërtese e cila përmban nivel të lartë të rrezikshmërisë. Meqë rast kanë sjellë rreth 12 rekomandime për evitimin e rrezikut”, është shprehur Abrashi për gazetën “Fjala” në Kosovë.
Mes masave është edhe përdorimi i një makine të blinduar nga kryeministri, Isa Mustafa në vend të asaj që përdor aktualisht.
 
Opozita në Kosovë ka paralajmëruar për protesta të dhunshme pas marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel me Serbinë, që i lejon kësaj të fundit krijimin e bashkësisë së komunave serbe.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)