Terrorizmi alarmon edhe futbollin në Belgjikë. Pas shpalljes së gjendjes së alarmit pak ditë më parë në rrugët e Brukselit ka një prani të madhe të forcave të policisë për shkak të kërcënimeve terroriste, por nga rreziku i atentateve të mundshme nuk përjashtohen as qytetet e tjera belge.

Kjo ka bërë që ndeshja mes Brugge dhe Napolit për Europa League të luhet me dyer të mbyllura.

Edhe pse ndeshja është me dyer të mbyllura masat e sigurisë nuk do të mungojnë.

d.b/shqiptarja.com