Frika e deportimit në Ruanda, zhduken mijëra azilkërkues! Media: Mes tyre janë 1633 shqiptarë

Frika e deportimit në Ruanda, zhduken mijëra azilkërkues! Media: Mes tyre janë 1633 shqiptarë

Foto ilustruese

Pas miratimit të ligjit në dhomën e lartë të parlamentit britanik që i hap rrugën dërgimit të azilkërkuesve në Ruanda, një pjesë e emigrantëve kanë filluar t’u shmangen kontrolleve të autoriteteve.

Mediat britanike raportojnë se mijëra persona në Britani mund të jenë zhdukur gjatë tre muajve të parë të vitit, mes tyre janë edhe 1633 shqiptarë, të cilët shmangën kontrollet që kryhen rregullisht me telefon ose ballë për ballë në komisariatet e policisë.

Një dokument zyrtar informues i brendshëm i Zyrës së Brendshme vitin e kaluar paralajmëroi për rrezikun e zhdukjes së migrantëve “nëse aftësia për të gjurmuar njerëzit tejkalohet nga kërkesa e madhe”.

Deputeti konservator Tim Loughton, paralajmëroi më herët se rreth 33,085 emigrantë të paligjshëm mund të zhdukeshin sepse nuk ishin në qendra të sigurta dëbimi.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Knaus: Franca dhe Gjermania po përgatiten të bllokojnë pranimin e Kosovës në KiE

Knaus: Franca dhe Gjermania po përgatiten të bllokojnë pranimin e Kosovës në KiE