Në Vorë kryeministri Edi Rama është takuar me disa banorë, të njohur si votues të djathtë, të cilët tashmë janë bërë pjesë e Partisë Socialiste.
Me batuta kryesocialisti i cilëson demokratët si të ‘socializum’, ndërsa ato pohojnë se kanë votuar për PS-në për shkak të punëve të mira që janë bërë në Vorë.
Një prej tyre thotë se kishte përshtypje ndryshe për Ramën, që sipas tij nga ekrani dukej një njeri i ngrysur, por që tashmë mendon se është tjetër njeri. Me humor Rama, iu përgjigj duke i thënë se duhet të dëgjojë ndonjëherë ‘popullin se djalli s’është aq i zi sa duket’.
Rama: Ja ku jemi në Vorë mbasi kemi hapur dyert e një Vore të Rilindur një lagje e re si në mes të Tironës s’ku të gjitha shtëpitë u dhanë falas si një pronë e patundshme e atyre që i preku tërmeti. Më kanë mësy në derë demokratët e socializum.
Demokrati 1: S’kam bo gjë. Nga PD u bëra PS dhe me kartë të re, nga punët e mia që janë bërë në Vorë duhet shpërblyer!
Demokrati 2: Puna tregon vet, një miku im thotë në Amerikë s’ka republikanë e demokratë por kush punon, ai që punon merr votën. Në aparencë të jashtëm kur të sheh në tv dukesh sikur je i rëndë sikur nuk ke dhembshuri që nuk të qan hallet, por jo... je tjetër njeri!
Rama: Po dëgjo e ndonjëherë popullin që thonë djalli nuk është aq i zi sa duket.
Demokrati 3: Unë jam demokrat, por kam 3 vite që votoj për PS-në. Me punën që keni bërë Vora do të ecë akoma më parë. Unë jam i pari që s'e kam besuar, por Vora po bëhet akoma më mirë.
Rama: Sa më keni sharë!
Demokrati 4: Shumë kemi sharë. Kam sharë, por nga e mira. Jam kthyer me PS-në me zemër. Për këtë parti ka ndikuar shumë kryetari i bashkisë. Jam kthyer para se me e bo ju këtë punë.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
19 Janar, 10:30
Bojkoti i PD, a duhet t’i vazhdojë PS e vetme zgjedhoren dhe territorialen?
-
Po
78.9%
-
Jo
17.5%
-
Nuk kam mendim
3.6%
Vota total: 308
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tirana në ‘black out’, disa zona 1 orë e gjysmë pa energji elektrike, shkak defekti në linjën e OST! Pa drita mbeti edhe Reanimacioni në QSUT
19 Janar, 21:02
-
Ylli Pata: Shkaqet pse PD u destabilizua nga ftesa e Trump për Ramën
19 Janar, 20:28
-
Tedi Blushi: Prania e Ballukut në Kuvend, mesazh që korrupsioni do të vijojë! Provokim i ulët i Ramës
19 Janar, 17:45
-
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për Zgjedhoren dhe Territorialen
19 Janar, 17:32
-
Debati për RTSH, SafeJournalist: Të shqetësuar për deklaratat e Ramës! Kryeministri: Kritikat e mia s’kanë lidhje me financimin apo ekzistencën e televizionit publik
19 Janar, 16:22
-
Superliga/ KF Vora ndal 1-1 KF Tiranën, vështirësohet mbijetesa për bardheblutë! Djemtë e Nuhiut 'ngecin' te shtyllat
19 Janar, 15:36
-
Po transportonte 6 emigrantë egjiptianë nga Tirana drejt Kukësit, arrestohet 31-vjeçari (EMRI + VIDEO)
19 Janar, 13:51
-
Parku i liqenit të Paskuqanit/ Rama: Transformim që nuk ndalet, të ndjekim shembullin e Kamzës! Kryebashkiaku Suli: 84 hektarë hapësirë e gjelbër
19 Janar, 13:35
-
Rama e quajti Ministrinë e Jashtme “dështim”, Spiropali bie dakord: Duhet reformim, ligji për shërbimin e jashtëm do t’i japë hapësirë meritokracisë
19 Janar, 11:47
-
Shqipëria në Bordin e Paqes për Gazën/ Spiropali: Ftesa e Trump vlerësim i lartë! Tregimet se do paguajmë miliarda dollarë, trillime të opozitës
19 Janar, 11:14
-
Fitoi Shqipëria nga ftesa e Trump?
19 Janar, 10:31
-
Linda Rama rrëfen si rrallëherë jetën krah kryeministrit! Raporti i ngushtë me vjehrrën dhe mësimi më i fortë nga babai
19 Janar, 09:44