Frika e shtatzënave nga COVID, mjekja në Repolitix: Nuk është verifikuar kalimi tek bebet, foshnjave mos u ndërprisni gjirin

Sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi ka shqetësuar jo pak edhe gratë shtatzënë, si për veten e tyre, ashtu edhe për foshnjat. Deri më tani, nuk ka asnjë provë që gratë shtatzëna që mund të marrin këtë infeksion janë më të rrezikuar nga komplikime serioze më shumë se çdo individ tjetër i shëndetshëm.

Shqetësimet që kanë prekur edhe gratë shtatzëna si dhe nënat që ushqejnë me gji foshnjat e tyre mjekja gjinekologe Mirela Risto, në një lidhje skype për emisionin Repolitix në Report TV, i qetëson duke thënë se duhet të ketë më pak ankth për nënat, që mund të preken, pasi nuk ka pasur asnjë fëmijë që të jetë infektuar. Mjekja këshillon vazhdimin e ushqimit të fëmijëve me gji pasi nuk ka asnjë të dhënë deri më tani që virusi kalon tek qumështi i gjirit.

"Shtatzënia vetë është një gjendje me imunitet më të ulët se ne një moment tjetër, ndaj dhe prekshmëria ka më gjasë se një femër tjetër joshtatzënë. Studimet nuk flasin për një probabilitet të prekjes krahasuar me pjesën tjetër. Nuk është verifikuar që nëna mbartëse ta kalojë virusin tek fëmija në bark. Duhet të ketë më pak ankth për nënat, që mund të preken, pasi nuk ka pasur asnjë fëmijë që të jetë infektuar. Në tremujorin e parë brenda javës 12 nëse ka simptoma temperature, apo në traktin respirator janë më në rrezik se nënat në një fazë më të avancuar si në tremujorin e tretë.

Ata që janë në fillim janë më të rrezikuara në këtë rast, nënat që janë në tremujorin e parë. Edhe rrezik aborti nëse mund të ketë prova që kalohet nga nëna tek fëmija. Sipas të dhënave nuk është gjetur në qumështin e nënave virus, nënat duhet të vazhdojnë ushqyerjen me gji. Masat duhet të kenë kujdes nga ana e higjenës dhe mbajtjes së maskave. E rëndësishme është të mos ndërpritet gjiri. Në raste kur ka simptoma më të avancuara nga nënat e prekura, qumështi mund të mblidhet me pompë dhe të ruhet për t’ia dhënë fëmijës’’-qetëson mjekja Risto.

Ndërsa përsa i takoj vijueshmërisë së punës në maternitetin’’Koco Gliozheni’’, mjekja Risto thotë se deri tani nuk ka pasur asnjë rast që një nënë të ketë qenë e prekur me koronavirus. "Deri tani tek materniteti ’Koco Gliozheni’’, asnjë nënë të infektuar që ka lindur këto kohë nuk kemi pasur. Nënat shtatzënë të ruajnë distancimin social dhe të mos alarmohen edhe nëse mund të kenë një simptomë të lehtë që mund të mos jetë COVID. Ne vijojmë normalisht punën. Jo me shumë personel të madh dhe nënat kanë lindur njëlloj si në situatë të zakonshme. Është kujdesur për ta personeli pa praninë e familjarëve’’ tha ajo.

Duke pasur parasysh provat e deritanishme, konsiderohet e pamundur që nëse jeni prekur nga virusi te mund të shkaktojë probleme me zhvillimin e foshnjës. Në Kinë, disa foshnje kanë lindur para kohe nga gratë me simptoma të koronavirusit.  Eshte e paqartë nëse koronavirusi shkaktoi këto lindje të parakohshme, apo nëse rekomandohej që fëmija të lindte herët për përfitimin e shëndetit të grave.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë