Frika nga arrestimi, Doshi ua
lë në dorë dosjen avokatëve

Frika nga arrestimi, Doshi ua<br />lë në dorë dosjen avokatëve
TIRANE- Frika nga arrestimi i deputetit Tom Doshi ka bërë që ky i fundit të mos e ndjekë vetëm çështjen, por t’ia lerë në dorë avokatëve të tij, me qëllim ngritjen e strategjisë ligjore, për të penguar dhe goditur procedurialisht dosjen hetimore që është hapur nga Prokuroria e Përgjithshme.

Doshi ka zgjedhur avokatët Vladimir Meçi e Ferid Muçaj, të cilët ditën e djeshme kanë dorëzuar një memo në Prokurorinë e Përgjithshme,ku kanë kërkuar që organi i akuzës të tërhiqet nga kërkesa për arrestimin e deputetit të Shkodrës dhe kontrolli i banesës së tij.

Në argumentat që shtrohen në memo, thuhet se nuk mund të kryhet arrestimi i deputetit, pasi një veprim i tillë është shkelje proceduriale, për shkak se hetimi është bërë nga një prokurori jo kopetente për ndjekjen penale të deputetëve."…në rrethanat e sipërpërmendura, me qenë se Prokuroria e Përgjithshme, nuk i ka kryer veprimet proceduriale sikundër kërkon ligji, ajo duhet të tërheq kërkesën për dhënien autorizim për arrestimin ose heqien e lirisë si dhe për të ushtruar kontroll personal dhe të banesës së deputetit Doshi,dhe të vazhdojë normalisht hetimet e kësaj çështje…"-thuhet në memon e avokatëve.

Veprimet “Nul”
Avokatët e Tom Doshit shprehen se të gjitha veprimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet të dalin “nul”, pasi ato janë kryer në kohën kur deputeti Doshi gëzonte imunitet. Avokatët shtojnë se edhe vendimi për nisjen e procedimit penal apo vënia nën hetim, duhet të njoftohej nga ana e prokurorisë dhe jo ky institucion të dilte me një kërkesë në kuvend, për autorizimin me qëllim arrestimin e Doshit.Po ashtu dy mbrotjësit e Doshit kërkojnë nga akuza që t’i vihen në dispozicion të gjitha të dhënat dhe provat që fajësojnë deputetin për 3 akuzat e ngritura nga Prokuroria e Përgjithsme, duke kërkuar po ashtu dhe lejen për të dhënë shpjegime e prova sipas klientit të tyre.

Këshilli i mandateve
Memoja e dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme vjen në të njëjtën ditë ditë ku deputeti Doshi ishte ftuar në Këshillin e Mandateve për të dhënë versionin e tij.Avokatët pas dorëzimit në prokurori të memos, kanë shkuar në ambjentet e Kuvendit të Shqipërisë duke dorëzuar një raport-mjekësor, ku kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes me dy ditë,pasi deputeti Tom Doshi nuk ishte në gjëndje të mirë shëndetësore. Doshi akuzohet nga prokuroria për akuzën e “Kallëzimit të rremë”, “kanosje ndaj dëshmitarit” dhe “Deklaratë e rremë para prokurorit”.
 
Reagimi, Avokati: Durim Bami duhet të ishte liruar
Avokati i Durim Bamit, Ilir Murati ka pohuar se prokuroria duhej të pushonte procedimin penal ndaj klientit të tij tashmë pasi janë krijuar rrethana të reja, në lidhje me hetimin e dosjes Doshi. Murati tha se është njohur nëpërmjet medias në lidhje me ndryshimin e rrethanave të hetimit të çëshjes, ndërsa pohon se nuk ka marrë njoftim zyrtar nga organi i prokurorisë. Murati tha se nuk ka dijeni për një përgjim të realizuar nga organi i akuzës, ndaj Durim Bamit, Tom Doshit dhe Mark Forrkut.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën