Një tërmet me madhësi 4,5 është regjistruar në Scarperia San Piero, në provincën e Firences, në Mugello në orën 4,37 të natës.
Lajmi është dhënë nga Instituti gjeofizik vullkanologjik kombëtar. Epiqëndra e goditjes ndodhej në një thellësi prej 9 km.
Lëkundje të tjera më të më të vogla me magnitudë 4.4 deri në 3.5 vogla shoqëruan më pas goditjen e parë.
Si pasojë e lëkundjeve ka patur dëme materiale në disa ndërtesa në Scarperia San Pietro dhe Barberino.
Shumë njerëz, të trembur u larguan nga shtëpitë e tyre dhe e kaluan natën në makina.
Tronditja me madhësi 4,5 u ndje në qytetet Firence dhe Pistoia.
Në Borgo San Lorenzo, Marradi, Barberino dhe Vicchio, shkollat kanë pezulluar mësimin. Transporti hekurudhor u paralizua kryesisht në linjat e trenave të shpejtësisë së lartë, Firenze-Bolonjë- Empoli- Pisa.
Carlo Doglioni, president i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka shpjeguar për mediat se tërmetet kanë lidhje me tërmetin që goditi Aquila në vitin 2009. Sipas tij, këto janë provë se toka nuk ka gjetur akoma ekuilibrin dhe vazhdon të lëshojë energji.
Doglioni tha gjithashtu se tërmeti në Itali nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me tërmetin që shkatërroi Durrësin dhe zona të tjera në Shqipëri. Sipas tij, zona ku po godasin tërmetet në Itali ishte aktive nga pikëpamja sizmike shumë më përpara se të ndodhte tërmeti që goditi Shqipërinë.
Tërmeti në Mugello vjen një shekull pas atij të vitit 1919, i fuqisë 7-9 i shkallës Merkal, i cili shkaktoi vdekjen e më shumë se 100 njerëzve.
4.5 termeti eshte akullore,ne shqiperi idhte 9.5 ball termet, mos u ankoni kot..
Përgjigju