VIDEO/ Frikë e panik në Londër, 5 persona goditen me shpatë samurai në stacionin e metrosë mes tyre dy policë, vdes 14 vjeçari

LONDER - Frikë e panik sot (30 prill 2024) në stacionionin e metrosë së Hainault në Londër, në periferi të verilidnjes në kryeqytetin britanik. Një person me një shpatë samurai ka sulmuar të paktën 5 persona, mes tyre dy policë bëjnë të dituri të dhënat e para.

Agresori është arrestuar.  Ndërsa më vonë u mësua se njëri prej të plagosurve, ishte 14 vjeç dhe humbi jetën në spital. 

Autori i veshur me një xhup me kapuç të verdhë dhe një shpatë të gjatë në dorë, sulmoi disa udhëtarë që po përgatiteshin të hipnin në metro dhe të paktën dy policë me uniformë që u përpoqën ta ndalonin.

Për momentin policia e nuk beson se kemi të  bëjmë me një incident që ka lidhje me terrorizmin dhe nuk ka të dyshuar për bashkëpunëtorë. Sipas të dhënve të para 36-vjeçari është përplasur me furgonin e tij në një shtëpi në lagje pak para orës 7 të mëngjesit, sipas orës lokale. Pasi ka dalë nga automjeti, ka kapur shpatën e samurait dhe ka sulmuar kalimtarët e rastit, përpara se të përballet me policinë. Stacioni i metrosë Hainault është mbyllur, ndërsa jashtë ka një prani të madhe të makinave të policisë dhe ambulancave. 

Lajmi ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:19
Sulmi në metronë e Londrës, vdes 14 vjeçari, 4 të tjerë në spital

Policia ka njoftuar se një djalë 14-vjeçar që u plagos nga autori ka vdekur pasi kishte shkuar në spital.

Ndërsa për 4 të plagosurit e tjerë kryeinspektori i policisë Ch Supt Bell ka deklaruar se personat e tjerë janë ende në spital, por plagët e marra nuk janë kërcënuese për jetën.

Megjithëse dy oficerët e policisë kanë nevojë për një ndërhyrje kirugjikale, thotë ai.

S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Londra: 30/04/2024 12:20

    Nuk ashte qudi londer jeton tan dhomi i botes dhe shqiptaret po rrisin femite a ty.

    Përgjigju
    • Altini: 30/04/2024 19:21

      Nuk eshte çudi, ne Londer jeton i gjithe llumi i botes, dhe shqiptaret po rrisin femijet aty.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Artistja e njohur, Justina Aliaj rikthehet në skenë me teatrin poetik “Mall për vendlindjen”: Jam e surprizuar nga publiku shkodran

Artistja e njohur, Justina Aliaj rikthehet në skenë me teatrin poetik “Mall për vendlindjen”: Jam e surprizuar nga publiku shkodran