Frikë nga helmimi/ Garda do kontrollojë dhuratat për krerët e shtetit për prani të lëndëve me rrezik, ja kur do përdorë armët  

Frikë nga helmimi/ Garda do kontrollojë dhuratat për krerët e shtetit për prani të lëndëve me rrezik, ja kur do përdorë armët  

Garda shqiptare

Garda e Republikës do të kontrollojë pakot dhe dhuratat për personalitetet e larta të Shqipërisë, për praninë e lëndëve me rrezik për jetën e tyre. Çdo pako, send dhe dërgesë për personalitetet do të verifikohet më parë nga punonjës të specializuar të gardës, për të evituar ndonjë sulm apo rrezik të mundshëm ndaj tyre. Kjo detyrë është parashikuar në projektligjin e ri për Gardën e Republikës. Nisma ligjore parashikon 22 detyra të Gardës për të garantuar mbrojtjen e zyrtarëve më të lartë të shtetit, familjeve të tyre si dhe të objekteve kryesore shtetërore. Mes detyrave parashikohet edhe kontrolli i objekteve në ruajtje, hapësirave publike ose private, të pajisjeve, të mjeteve apo bagazhet në vendet që do të shkojë personalitetet.

Garda, kur e gjykon të domosdoshme, mund të bllokojë valët për çdo pajisje, në zonat ku personalitetet ushtrojnë një aktivitet. Gjithashtu, Garda ka të drejtë të bllokojë një pjesë të rrugëve, mjedise publike apo private, ndalon dhe urdhëron zhvendosjen e mjeteve, në varësi të situatave. Garda bashkëvepron me Policinë e Shtetit dhe shërbimet inteligjente, si dhe kur ka informacione shqetësuese, i bën me dije personalitetit një situatë rreziku për jetën e tij dhe i sugjeron të mos zhvillojë aktivitetin, lëvizjen apo takimin.

Sipas drafti, garda përdor pajisje të posaçme për bllokimin e veprimeve të personave që përbëjnë rrezik për personalitetin apo objektet në ruajtje. Në draft nuk janë specifikuar se cilat do të jenë këto pajisje. Ndërkaq, garda do të përdorë armët e zjarrit vetëm kundër personave që paraqesin rrezikshmëri të lartë dhe kur përdorimi i masave të tjera shtrënguese nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara. Vetëm kur personi që po kryen një ose disa veprime me rrezikshmëri të lartë tregon qartë se nuk ka dëshirë të ndërpresë veprimin e tij, atëherë punonjësi i gardës mund të hapë zjarr kundër tij duke, duke bërë vetëm një qitje, e cila shënjestrohet duke synuar në pjesët e poshtme të trupit. Arma nuk përdoret kur personi që paraqet rrezikshmëri përpiqet të largohet. Ndalohet të qëlluarit në ajër me armë zjarri mbi grumbullime njerëzish, si një mënyrë për shpërndarjen e tyre.

Detyrat e Gardës së Republikës:

1.            Organizon dhe kryen ruajtjen dhe mbrojtjen fizike të personaliteteve;

2.            Organizon dhe kryen ruajtjen, mbrojtjen e brendshme e të jashtme të objekteve;

3.            Kryen shërbim ceremonial sipas përcaktimeve ligjore të ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë;

4.            Përcakton zonën e sigurisë, skemat e ruajtjes së bashku me planet e dislokimit, ato operacionale, si dhe vendos kontaktet me institucionet ligjzbatuese në interes të ruajtjes dhe mbrojtjes së personaliteteve dhe objekteve në ruajtje;

5.            Parandalon  rrezikun e çastit nga persona që tentojnë të cënojnë integritetin fizik të personaliteteve, që tentojnë të dëmtojnë imazhin e tyre apo dëmtojnë objektin në ruajtje;

6.            Bën verifikimin e identitetit e personave para se të hyjnë në objektet në ruajtje;

7.            Grumbullon dhe përpunon informacione nga struktura të tjera të sigurisë në vend ose nga burime të hapura me qëllim parandalimin e veprimtarisë kriminale dhe keqdashëse/keqbërëse ndaj personaliteteve dhe objekteve në ruajtje;

8.            Grumbullon, vlerëson, analizon, shpërndan dhe përdor informacion për nevoja të parandalimit e zbulimit të autorëve të veprave penale ndaj personaliteteve të vendit dhe të huaja që vizitojnë vendin tonë;

9.            Bën kontrollin fizik të personelit të administratës dhe të personave të tjerë si dhe të çdo bagazhi të tyre, para se të hyjnë në objektin që ka në ruajtje, për praninë e armëve e sendeve apo lëndëve të tjera me rrezik;

10.          Kryen kontrollin paraprak dhe të vazhdueshëm të objekteve në ruajtje, hapësirave publike ose private, të pajisjeve, të mjeteve të transportit dhe të bagazheve në vendet që do të shkojë personalitetet;

11.          Kryen kontrollin e dërgesave, pakove, dhuratave dhe sendeve të tjera në objektet në ruajtje, për praninë e lëndëve me rrezik, para se t’u shkojnë personaliteteve;

12.          Bllokon pjesë rrugësh ose mjedise publike apo private, ndalon dhe urdhëron zhvendosjen e mjeteve, nga vendparkimi për aq kohë sa është e nevojshme, për nevoja të sigurisë ose në kushtet e emergjencës, vetë ose në bashkëpunim me struktura të tjera ligjzbatuese;

13.          Merr masa për bllokimin e valëve transmetuese për të gjitha pajisjet ose në mënyrë selektive në zonat ku personalitetet ushtrojnë aktivitet, kur e gjykon të domosdoshme;

14.          Merr masa për sigurinë e rendit në sallën e zhvillimit të seancave plenare të Kuvendit, ambientet e brendshme të Presidencës, Kuvendit, Kryeministrisë, Ministrisë përgjegjëse për punët e jashtme;

15.          I bën të njohur personalitetit një situatë të pritshme rreziku për jetën, shëndetin, integritetin e tij dhe i sugjeron të mos zhvillojë aktivitetin, lëvizjen, qëndrimin, takimet dhe për këto raste Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës informon Ministrin;

16.          Bashkëpunon dhe bashkëvepron me Policinë e Shtetit dhe shërbimet inteligjente për ruajtjen e mbrojtjen e personaliteteve dhe objekteve në ruajtje., sipas rregullave të përcaktuara në akt të përbashkët të drejtueseve të strukturave;

17.          Bashkëpunon me strukturat shtetërore që ofrojnë shërbimin e urgjencës dhe kujdesit parësor për personalitetet e larta të shtetit;

18.          Bashkëpunon dhe bashkëvepron me persona fizik e juridik, shtetëror e privat për ruajtjen e mbrojtjen e personaliteteve dhe objekteve në ruajtje.

19.          Përdor pajisje të posaçme për kufizimin e veprimeve të personave që përbëjnë rrezik për personalitetin apo objektet në ruajtje;

20.          Përdor armët e zjarrit në organikë të Gardës sipas legjislacionit në fuqi për përdorimin e armëve të zjarrit;

21.          Vlerëson informacionin që përbën rrezik për personalitetet e objektet në ruajtje dhe në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe struktura të tjera ligjzbatuese, merr masat e nevojshme për shmangien e çdo veprimi të dëmshëm për personalitetin apo objektin;

22.          Bashkëpunon me protokollin e shtetit dhe institucionet homologe të vendeve pritëse, përgjegjëse për sigurinë e personaliteteve, për organizimin e  masave të sigurisë kur personaliteti qëndron jashtë vendit.

 

 Drafti për Gardën e Republikës 
 

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 17/12/2020 16:47

    Politikanet shqiptare nuk kane armiq dhe nuk kane nga se te kene frike!I sherbejne krimit prej 30 vjetesh!Kurse nga populli i thjeshte dhe i ndershem nuk dalin me Avni Rustema te pakten per nja njeqind vjet jo.

    Përgjigju
    • Niu: 17/12/2020 17:00

      Ti ironia, dil beje ti qe nuk paske me cte humbasesh si Qytetar. Une jam 22 vjeç e kam ça humb, kam jeten perpara, po Ti ?!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit