Pas 3 fundjavash radhazi, e shtuna e gjeti Sali Berishë, jo më duke dirigjuar protestat në mbështetje të studentëve, por pas refuzimit të tyre, gjithë sy e veshë nga Asambleja e PS në gjirin e Lalzit.
Fuqizimi i emrit të ministrit të Brendshëm Ervin Demo në Tiranë, që për Berishën vjen pasi ky i fundit zbatoi me përpikëri urdhrat e Ramës kundër protestuesve në tubime, do të nxisë konflikt.
“Së pari, ka vënë Ervin Demon sepse konstatoi që ky kriminel gjatë fushatës është i aftë të kryejë çdo krim. Dhe sigurisht vendosja e tij është një sfidë për konfliktualitet të madh. Është një kushtrim dhe thirrje për qytetarët e Tiranës të ngrihen përsëri në përballje me regjimin. Ndërsa, për asambleistët e tij, mund të them se në tërësi ata janë një kolektivitet shumë herë më kriminal se banorët e burgut të Peqinit apo të Fierit”, tha Berisha.
Elisa Spiropalit, i kërkoi të reflektojë dhe të largohet nga partia, sa është në kohë:
"Elisa Spiropali nuk pati kurajën, e deputetes Koçeku, por i dha votën Edi Ramës edhe atëherë kur nuk duhej ta votonte kurrë. Natyrisht më mirë vonë se kurrë edhe ajo, edhe deputetë të tjerë të rreshtohen në anën e qytetarëve", tha Berisha.
Të gjithë tha Berisha duhet të bashkohen në një front kundër Ramës, e i pyetur nëse pjesë e këtij fronti mund të jetë edhe Erion Veliaj, nuk e përjashtoi.
“Në këtë listë hyjnë të gjithë ata, të cilët e konsiderojnë të keqen më të madhe për Shqipërinë, Edi Ramën. Erion Veliaj është një i burgosur hajdut aty ku është, dhe në arrestimin dhe krimet e tij, Partia Demokratike ka një kontribut të pamohueshëm. Por, edhe njëherë e them, cilido që dëshiron të kontribuojë në largimin e të keqes më të madhe, nuk është bashkim programor ky, jo. Winston Churchill fitoi luftën me fuqinë ushtarake më të madhe të kohës sepse thirri bashkimin. Dhe u bashkua, me kë u bashkua? Me Josif Stalinin, diktatorin më gjakatar të të gjitha kohërave. Pra, duhet t'i dallojmë gjërat. Shqiptarët, ky regjim po i dëbon nga trojet e tyre, prandaj duhet të ikë një minutë e më parë. Po në qoftë se Veliaj jep kontribut, le të japë. Nuk ndaloj asnjërin”, tha Berisha.
Berisha tha se me Ramën në drejtimin e qeverisë, Bashkimi Europian nuk do ta pranojë kurrë integrimin e Shqipërisë.
Në të njëjtën linjë u shfaq nga selia e Partisë së Lirisë edhe Tedi Blushi, për të cilin Asambleja e Partisë Socialiste është akt i dekompozimit të saj politik.
Lajmin se Ervin Demo do të jetë drejtues politik i Partisë Socialiste për Tiranën, Sali Berisha e komentoi si caktimin e një njeriu që “është i aftë të kryejë çdo krim”.
“Së pari, ka vënë Ervin Demon sepse konstatoi që ky kriminel gjatë fushatës është i aftë të kryejë çdo krim. Dhe sigurisht vendosja e tij është një sfidë për konfliktualitet të madh. Është një kushtrim dhe thirrje për qytetarët e Tiranës të ngrihen përsëri në përballje me regjimin. Ndërsa, për asambleistët e tij, mund të them se në tërësi ata janë një kolektivitet shumë herë më kriminal se banorët e burgut të Peqinit apo të Fierit”, tha Berisha.

Pas tre refuzimeve radhazi, Sali Berisha duket se ka hequr dorë nga përpjekja për tu bashkua me protestën e të rinjve para Ministrisë së Arsimit.
Këtë të shtunë, Sali Berisha nuk do të organizojë protestë kombëtare, të cilat janë karakterizuar nga numri i ulët i militantëve demokratë dhe përplasjet e tyre me protestuesit pas thirrjeve “Berisha në burg”.
Berisha duket se i është kthyer traditës së vjetër të bashkëbisedimit në rrjetet sociale.







Komente
Komento