Frontex akuzohet për operacione ilegale ndaj emigrantëve, i larguan me forcë nga ujërat e BE-së

Agjencia e BE-së për mbrojtjen e kufijve tokësorë dhe detarë të unionit, Frontex, përballet me akuza te forta pasi sipas pretendimeve punonjës të saj kanë qenë të përfshirë në operacione të paligjshme për largimin e migrantëve përtej kufijve.

Zyrtari përgjegjës për të drejtat e njeriut në këtë agjenci, zhvilloi hetime të brendshme për disa muaj, të cilat përfunduan në akuza konkrete ndaj një pjese të stafit të agjencisë evropiane.

Hetimet nisën pas raportimeve të dy mediave gjermane, se anijet e Frontex kishin dëbuar me forcë nga ujërat greke drejt atyre turke, anije e gomone me emigrantë të huaj.

Largimi me forcë i emigrantëve nga ujërat territoriale të bllokut europian, që ndryshe quhen “pushback”, është e ndaluar sipas rregullave ndërkombëtare dhe e çimentuar në mandatin e Frontex.

Ekipi i gazetarëve gjermanë raportuan se anijet e Frontex injoruan ndihmën e kërkuar nga udhetaret e një gomoneje me 30 persona mëngjesin e 19 shkurtit 2024. Videoja e depozituar nga gazetarët gjermanë pranë agjencisë evropiane, tregon momentin kur emigrantët, mes tyre dhe fëmijë, kërkonin ndihmë, ndërsa punonjësit i lanë në mëshirën e fatit.

Në pamje duket se një nga dy anijet që ndodheshin pranë vendngjarjes mban flamurin e rojes bregdetare bullgare, e cila monitoron kufijtë midis Greqisë dhe Turqisë, si pjesë e Frontex në Detin Egje.

Sipas hetimeve mbi ngjarjen, pavarësisht thirrjeve për ndihmë, ekuipazhi i Frontex thuhet se nuk u përgjigj dhe për më tepër as nuk raportoi ndonjë incident me migrantë të rrezikuar në det të hapur.

Shkelja e dytë e punonjësve të Frontex, e dokumentuar nga gazetarët gjermanë, ka ndodhur në fund të janarit 2024. Në një video duket një gomone e mbipopulluar e cila po lundronte në det dhe një skaf që i afrohet, i cili sipas shenjave mund të thuhet me siguri se i përket rojës bregdetare greke.

Në pamje, personat e maskuar në skaf kërcënojnë me shkopinj emigrantët që kërkojnë ndihmë, ndërkohë qe një anije më e madhe e Frontex-it shihet në sfond.

Sipas rregulloreve të brendshme, stafi i Frontex-it është i detyruar të "identifikojë në mënyrë proaktive emigrantët dhe t'i informojë ata për të drejtat e tyre, nëse ata kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare".

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë