Mbyllen hetimet për 'Partizanin'/ Avokati: Berisha rrezikon të paktën 15 vite burg, të hetohen dhe ministrat e tij! Meta i mbaruar si politikisht ashtu dhe juridikisht

Tirane- SPAK ka mbyllur hetimet ndaj ish kryeministrit Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit dhe tashmë dosja pritet të kalojë në GJKKO ku do të jetë gjyqtari paraprak që do vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim apo të rikthehet për hetime në SPAK.

Avokati Romeo Kara i ftuar në studion e ‘Frontline Intervieë’ për gazetaren Marsela Karapanço bën dhe një prognozë të këtij procesi gjyqësor.

'Shyqyr që mbaruam pjesën e parë. Rruga do jetë e gjatë. Rezistoi kësaj gjatë për llogari të vetes vet dhe të gjithë zullumqarëve të vendit. Ai ekip është shumë i vogël për tu marrë me këtë armatë hajdutësh. Jemi lodhur duke mbajtur parime. Mendoj se do marrë statusin e personit të pandehur. Në seancën e parë do kemi luftë ligjore. Secili do i interpretojë sipas këndvështrimit të tij.'

Sipas tij, ish kryeministri vetëm për akuzën e korrupsionit rrezikon të paktën 15 vite burg, ndërsa parashikon se ndaj tij mund të ngrihen dhe akuza të reja.

'Kur të tejkalohen provat atëherë do vendose për dëshmitar apo prova të reja. Vetëm pastrimi i parave që mendoj se do shtohet, mendoj se minimumi 15 vjet. Mund ti shtoj edhe shpërdorimi i detyrës. Nëse lexohet tamam do kemi mjaft persona të tjerë nën akuzë. Ka organizuar një qeveri të tërë për vendime të paligjshme. E kam thënë dhe vende të tjera, mendoj se degradimi i madh i një sistemi është kur miratohen ligje të paligjshme. Personi që ka organizuar bashkë me ata në unison nuk bashkohen rreth një programi të ligjshëm por një programi të paligjshëm.'

Lidhur me përfshirjen e ministrave dhe deputetëve në kalimin e ligjit selektiv që u mor prona tek ish-Partizani, avokati thotë se duhet të ketë hetim dhe për ta.

'Nëse gjykata, pse nuk keni marrë në ndjekje penale, nuk vihet drejtësia ndryshe, deputetë dhe ministrat që kanë votuar dhe kanë marrë këtë hap. Çdo hap ligjor duhet të ketë gjithë shënimet. Pse nisi? E nis ti me telefon dhe të them në parlament? Që aty nis hetimi. Ne nuk kemi komentar të ligjit. Edhe sot të thuash më jep një VKM, të thotë nuk është disponueshme. Si mund të tolerosh që një person me të rënë të lapsit, të fusin në xhep 300 milion euro?'

Së fundmi, avokati bëri dhe një koment për hetimet ndaj Ilir Metës, për të cilin thotë se është drejt fundit si politikisht ashtu dhe juridikisht.

'Dikur kam qenë më i rrëmbyer. Tani që po qetësohem dhe po çmendet ai është drejt fundit. S’ka për të humbur ndonjë gjë më të madhe, dinjitetin e ka humbur. Pasuria më e madhe është brenda lëkurës jo jashtë. Meta është çështje e mbyllur politikisht dhe juridikisht. Nuk ka lënë më pellg pa provuar. Edhe ai është lodhur dhe kam përshtypjen do rrëfehet vetë.'

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babuli Tanguli: 25/09/2024 21:09

    O Miri un sjam katunar un jam i lindur nē Tiran e i shkolluar me universitetin e Enver Hoxhēs. Enveri kishte gjynafe tē mbēdhaja por sa i pērket arsimit ishte 1. Un jetoi nē Norvegji nē shtetin numur 1 tē Botēs. E ne brezi Enverit ja kemi ndrit Faqen Shqipris. Po ti mor Miri qeke shum byk nga trut. Kasem Aga ēshtē gallata qē un bēj po ti mos u kap me Personat e veçant. Çfar rēndēsie ka Romeo Karai rēndēsi ka Sali Bajga qē ēshtē kryehajdut e kto lek ti ka vjedhur dhe ty o miri. Apo ka qen babai jot shērbētori Sali Bajgēs e ka vjedh dhe ai e tani ska mo ça me vjedh e ti trufullon e shan. Po kush po e lavdēron Edi Ramēn. Ti me shok e ke votuar se un kam 34 vjet qē kam hik nga Shqipria e bukur prall. E kam lēn Shqiprin prej ktyre politikanve. Se sa u hap Shqipria hika me vrap. Tē uroi gjith tē mirat o miri po thiri mēndjes o njer e paç gēzim e jet tē gjat.

    Përgjigju
  • Kasem Aga: 25/09/2024 17:17

    O miri kēlliri po tē dhimbset hajduti kriminel Sali qelbēsira ? ? ? Po Amerika e Anglia e kan bēr kot non grata Salun gallata. A mor miri sa naiv qē je more kodosh miri kok bosh.

    Përgjigju
    • miri: 25/09/2024 20:24

      o hajvan une se permenda fare berishen dhe sme intereson po kete idjot vandal e kam pas ne lagje zihej me te gjithe vec grusht bente gjithe diten, po ti duhet te jesh ndonje katunar qe te solli ps patronazhist qe cdo gje e lidh me politiken verremli

  • foni: 25/09/2024 02:46

    Shume pak jane 15,,ne si popull duam 35 vjet burg per ssaliun,,meten,,dhe dhenderrin e tij....

    Përgjigju
  • miri: 24/09/2024 21:43

    nuk e kuptoj sesi ky televizion mer per jurist nje vandal te viteve 90 bandit qe pastaj shkoj te renea pa asnje nocion juridik per te cilin ka 100 kallzime per dhune, dhe e pyt i jep hapsire kohore si jurist!?? tmerr

    Përgjigju
  • Niko: 24/09/2024 21:08

    Fiks fare Saliu Meta të mbaruar.hajduta.me doreza

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Thirrjet për dorëheqjen e Manastirliut, Rama: Dua të përdorin tragjedinë për përfitime, ka mbështetjen time

Thirrjet për dorëheqjen e Manastirliut, Rama: Dua të përdorin tragjedinë për përfitime, ka mbështetjen time