Frrok Çupi: Një herë pasaporta e Zef Brozit, një herë e Sali Berishës

Frrok Çupi: Një herë pasaporta e Zef Brozit, një herë e Sali Berishës

Sali Berisha

Ciao, Sali! Hajde tani se të erdhi…, njësoj si te berberi? Jo si te berberi, por si në derën e ferrit. Se berberi të thërret sipas radhës, Luciferi të thërret sipas mëkatit.

Sa për radhë, kjo do të ishte ironi e fatit. Ja si të erdhi ironia tani me pasaportën. Ti Sali, sot në mëngjes u zgjove si ‘ pa brekë’. Dil po deshe në rrugë, dil se ta bën…. ai polici i vogël që po të ruan te bari rrëzë hyrjes së pallatit. Aq i vogël sa të duket polici, por ta bën atë që të bëri ironia e fatit.

Ironia e fatit?

Ishte një herë e një kohë, në vitin 1995, një gjykatës i përkorë, ardhur nga Gëziqi i Mirditës, plot me flokë kaçurel, i sapo dashuruar me një vajzë Tirane, dhe i përulur para ëndrrës studentore për demokraci. Ky ishte Zef Brozi, kryetar i Gjykatës së Kasacionit (e Lartë). Edhe ajo ditë mbante datën 21 shtator (1995), kur e rrethove për t’ i marrë pasaportën. Është fiks si data 21 tetor 2023, kur të erdhën dy policë e të trokitën në derë: ‘Sille, more, pasaportën, mos bëj llafe!’.

Hej, Berishe. A te kujtohen netët kur i rrethove shtëpinë Zef Brozit me devotët e tu kriminelë me xhupat e zinj? Një natë, dy, pesë… i kërkoje pasaportën.

Por përveç koincidencave, këtu ka ngjarje që nuk i ngjajnë njëra tjetrës.

E para, ai ishte kryetar i gjykatës së Lartë, ndërsa ti tash je një vemje e shkallës së ulët.

E dyta, Brozin e priste Amerika diku jashtë në oborr që ta merrte në mbrojtje. Edhe ty të pret Amerika, por për në një vrimë ku të mos shikosh dritë dielli me sy.

Ti Sali je i burgosur, ndërsa Zefi ishte një fitimtar fluturues. Të gjithë ata që ti i shkele me këmbë, i dhunove e i vrave, i vodhe e i shpife, të gjithë këta janë njerëz me pasaportë dhe dinjitet.

Ti Sali nuk ke kurrë më pasaportë. Pasaportat janë për qytetarët, ti nuk je një qytetar. Nuk je as njeri, sepse ke bluar mish njeriu në mullirin tënd. Ke vrarë, ke dhunuar e ke përdhunuar edhe fëmijët e themeluesve të PD, ke vjedhur kursimet e qytetarëve, ke ndarë armë për të vrarë njëri tjetrin, ke ngritur organizatë kriminale që nga familja jote terrible deri te qeveria më terrible.

Shtetet paskan bërë mrekulli me atë letër të thjeshtë që quhet ‘pasaportë’. E që do të thotë ‘ pass’, kalo!. Ku do të kalosh tani, Sale? Të shkelësh prapë mbi trupa njerëzish? Jo, nuk ke ‘ pass”, nuk ke pasaportë as si qytetarë. Ti nuk je më as qytetar, nuk di si do të të thërrasin që nesër atje te reparti 313.

Si tu duk nata mbrëmë pa pasaporte? Si lakuriq?

Mbrëmë të erdhi shteti te dera dhe për herë të fundit të thërriti ‘ zoti qytetar’. Tani nuk ke më pasaportë, e nuk je qytetar. Tani nuk ke më patkonj si kali, nuk ke kulla, nuk ke dhëmbë të hekurt, nuk ke meduza, nuk ke pasaportizim në qytet. Sepse nuk ke pasaportë. Nuk ke as fytyrë, as amësi e atësi, as ditëlindje, as moshë, as familje… Ku e ke familjen?, e ka angazhuar me kupolën e mafies dhe të shërbimeve të spiunazhit të vendeve tona armike.

Ti kishe një pasaportë tragjike ndaj njeriut. Tani nuk e ke më. Avokat për mos-pasaportën tënde është caktuar Zef Brozi… E di ti këtë gjë?

Ciao, Sale!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fakiri: 23/10/2023 08:35

    Mir ti behet gjygji para popullit se ai armatosi popuullin qe po vriten me njeri tjetrin,e paste kamen e mar se ka plot si vedin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi