Frrok Çupi: Të burgosen apo t'iu merret pasuria dhe të lihen rrugëve?!

Frrok Çupi: Të burgosen apo t'iu merret pasuria dhe të lihen rrugëve?!

Ish-kryeministri Sali Berisha

A ju duket sikur shoqëria po rënkon nën një barrë që, në fakt, nuk e meriton, por i vjen nga një pjesë e politikës?

Ja ku janë: Grupimi i etur për pushtet por që nuk ka gjasa se do t’i afrohet pushtetit; grupimi që mes njëri tjetrit nuk kanë të njëjtën ‘gjuhë’, por i kërkojnë hesap popullit që nuk i kupton; grupimi që kreu betejën epike buzë Lanës për të marrë selinë e Partisë me hunj, me kosore, me sfurqe dhe me kokë- dashi. Grupi tentoi të bënte politikë, por në fakt kreu dhunë. Mes atyre që donte t’i kishte në krye, e vuri zemrën te njeriu më i dhunshëm në tre dekada. Më i dhunshmi i tyre është edhe më i korruptuari në gjithë globin. Dje deklaroi se në datë 12 Nëntor do të shpojë një vrimë në dhè, dhe këtë vrimë nuk do ta gjejë as Edi Rama as deputetët, as ministrat, as maxhoranca…

Sali Berisha, njeriu që ka kryer terror dhe korrupsion mbi njeriun, tani ka fshehur vrimën dhe ka hapur konkursin ‘kush e gjen vrimën të futet’. Në këso kulmesh ‘frikësuese’, shumë njerëz të zakonshëm i drejtohen sa ligjit në vend aq edhe Shteteve të Bashkuara: “Pse i lini këta njerëz të na nxijnë jetën…, plasini në burg more aman!’.

E drejta njerëzore për të lidhur ‘të rrezikshmin’:

Kjo është e dëshmuar dhe e përhapur në çdo bisedë, që nga dasma e fshatit deri në baret e qytetit. Gjatë gjithë periudhës së diktaturës, burgu ishte lokacioni i parë ku e perceptonin ‘njeriun trazovaç’, ‘hajdutin’, ‘perversin’, por edhe llafazanin politik. Nuk kishte mjaft alternativa.

Ndërsa tani ‘të rrezikshmit’ nuk rrezikojnë asgjë. As Sali Berisha dhe as Ilir Meta nuk kanë asgjë në dorë. As Saliu nuk mund të bëjë vrimën deri në zemër të Tokës, as Ilir Meta nuk mund të këpusë njerëzit më dysh si korthitë e zjarrit në një fshat të Skraparit. Të dy janë zhveshur nga çdo autoritet dhe nga çdo moral për të bërë ‘gjëmën’ në qytet: I pari është i rrethuar nga mbarë Perëndimi si një ‘i padëshiruar’ dhe ‘armik i demokracisë’. Ndërsa i dyti tregohet me gisht si ‘Spiun…’.

Atëherë, ç’keni me ta, le të rrinë ku të duan; pse u dashka vetëm burgu!

Kujtesa jonë e traditës dhe e kodeve njeh mijëra raste kur ‘i rrezikshmi’ më mirë të lihet në rrugë. Edhe atëherë, natyrisht, trembnin njerëz natën e ditën; këdo që kalonte rrugës. Mirëpo askush nuk u ankua te askush, siç mund të ankoheshe për qenie shtëpiake që merrnin rrugën pa kontroll e bënin dëme. Madje këta njerëz mund të hynin edhe në dasmën e tjetrit apo në festën e Shënkollit (Santa Klaus); hynin, bënin si donin dhe iknin. Këta nuk fajësoheshin edhe sikur të thyenin vorbat e mishit. Kodet zakonore të kombit tonë e toleronin  ‘njeriun e rrugës’. Ata mund të thonë edhe çfarë të duan, por askush nuk preket. Demokracia jonë para- politike kishte instrumente të mahnitshëm për ta dalluar si atë që i jepte shoqërisë drejtësi, ashtu edhe atë që kërcënonte me ‘vrimën e miut’.

Edhe atëherë ‘njeriu i rrezikshëm’ kishte një familje; por edhe sot ka një familje që quhet ‘familje politike’.

Berisha dhe Meta kanë dy familje që në fakt bëjnë një trung. Nëse në të shkuarën, njëri nga ‘njerëzit e rrugës’ bënte sherre dhe dikush e ndëshkonte, atëherë familja ‘zgjohej’ për nderin e saj. Vetëm në momentin kur dikush i sulej ‘njeriut të rrezikshëm’, ky i dyti merrte vlerë. Familja kishte për detyrë që ta mbronte, edhe pse nuk e ‘zotëronte’. Edhe në shoqëritë moderne e njëjta skemë është aplikuar. Tani, këtu para nesh, kemi të njëjtën gjë: Dy ish- presidentë dhe dy ish- kryeministra, të akuzuar si ‘të korruptuar kontinentalë’ vijnë rrotull rrugëve e shesheve të Tiranës. Kërcënojnë, por jo vetëm shtetin tonë; ata kërcënojnë vetë Amerikën…, Britaninë e Madhe, Europën… Jo vetëm i kërcënojnë, por edhe i përqeshin, i tallin, i përgojojnë, iu sulen që t’u shkulin  veshët… Asgjë nuk ndodh me ata në botë. As me shtetin tonë nuk ndodh gjë, padyshim, sado që këta vijnë vërdallë.

Tani, puna është se a më mirë sikur të burgosen?

Më shumë u duhet marrë pasuria e vjedhur se sa burgosur. Edhe ‘familja’ e tyre do ta pranonte këtë ‘marrëveshje’ juridike, më mirë se zgjidhjen ‘per forca’. Ndryshe, familja e tyre politike  do të dilte në rrugë e do të lëshonte piskama për ‘heronjtë’ e vet. Do të shfaqeshin natë e ditë para derës së burgut, do të kërkonin kompensim monetar për paketat e cigareve, do të këndonin këngë rapsodie, do të vinin kujën epike për heronjtë…

Atëherë do të shtoheshin së tepërmi në rrugë njerëz që sot u themi ‘të rrezikshëm’ por i lëmë të bëjnë ç’të duan. Më mirë u themi ‘ja ku i keni heronjtë tuaj’, dhe këta kthehen përnatë në shtëpi.

Nuk do të kishte mënyrë më të merituar për t’i dekompozuar ‘në rrugë’ këta dy njerëz që i kanë bërë të këqijat më të mëdha vendit. Gjeni një mënyrë tjetër ku këta harrohen.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shpk: 08/11/2022 13:09

    Ky frok cupi doli spiun fuste ne burg shoket ca do ktu ky

    Përgjigju
  • paul: 02/11/2022 18:03

    jam dakort plotesisht me ty o ceco me bicak....

    Përgjigju
  • Ceco me bixhak: 02/11/2022 17:04

    Meta dhe Berisha duhen rjepur te gjalle me bicak e tu hidhet kripe ne trup kjo u ben derman.

    Përgjigju
  • Paul: 02/11/2022 16:26

    te dyja bashke,,,o frrok,,,,te vdesin ne burg,,,edhe ti hedhin neper kanale o frrok...nuk meritojne varr as saliu,,as meta....

    Përgjigju
  • Liku: 02/11/2022 11:37

    Herojt jane te lodhur gjuajne per laraska dhe dalin bosh.

    Përgjigju
  • Bisturia apo Penicilina?: 02/11/2022 11:34

    I nderuari Frrok Cupi! Mund te behet dhe keshtu.Por,problemi eshte se ne kete shtet nuk behet as e para,qe te rrasen ne Rec dhe as e dyta,qe tu merren pasurite e vjedhura.Dhe kjo ndodh sepse keta te degjeneruar dhe te shpallur nderkombetarisht si te tille,si spiune ,te degjeneruar dhe sheike me pasuri te vjedhura e te grabitura dhe si vrases e helmues te personave qe kane patur dijeni per bemat e tyre monstruoze, kane gjetur rrugen se si te neutralizojne veprimin e organeve te drejtesise.Dhe kete e kane bere e bejne edhe nepermjet gjykatesve te tipit Lazer Sallaku,qe jane ende si "agjente" te tyre ne zinxhirin e gjykatave tona qe nga poshte e deri me lart ne GJK (kujtojme ketu Bejten,Xhaferllarin,Tushen dhe ndikimin e lidhjet e tyre me te tjere gjyqtare e zbatues te ligjit ne sistemin e drejtesise...),por kryesisht sepse kane kapur per t..... e kane tredhur Spakun,duke e marre keshtjellen nga brenda me ane te Krajes,Millonait apo dhe me te tjere atje! Kjo eshte enigma. Si do u sekuestrohet pasuria ketyre dinosaureve te krimit e korrupsionit qe jane ekzemplare dhe per rajonin tone e me gjere? Me prokurore si Kraja,te cilit,sic duken bathet,i kane hequr dhe pantallonat? Dhe kur do ndodhe sekuestroja ne fjale,kur te kete kthyer prapanicen nga dielli agjenti serb Non Grata,apo kur koka e spionit Metaj te jete bere si qen stani e zullumi i tij te kete marre rrugen per ne Janine? Kjo eshte ceshtja!Dhe nese ambasada amerikane nuk merr kthesen e forte e te kuptoje se Kraja s'ka patur e nuk ka ndermend te merret me keta pisa te korruptuar e keqja dhe krimi i organizuar nga kjo dyshe e felliqur e pas ketyre nga Monika,Vasillaq Titi,Palokoqja e agjenti i vogel serb ,Noka i gjirizit te Lalezit etj etj do te vazhdoje te kutruboje dynjane e nuk do te ndalet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari