Frrok Çupi: Mes arrestit të Putinit dhe arrestit të Berishës ka lidhje

Frrok Çupi: Mes arrestit të Putinit dhe arrestit të Berishës ka lidhje

Vladimir Putin dhe Sali Berisha

Cilat janë lidhjet mes tyre? Janë disa, disa minore e disa thuajse njësoj mes të ‘madhit’ e të ‘voglit’. Lidhja kryesore, se Putin hap rrugën për Berishën dhe urdhër arresti dëshmon sa të përafërta janë krimet mes të dyve dhe sa paralajmëruese janë për keqbërësit mbi jetën e civilëve.

Pyetja më e ‘thiktë’ mbi ngjashmërinë është ajo që bëhet ‘pse po zgjatet koha e Berishës?’, ndërsa për Putin u desh vetëm një vit e ca ditë, që nga 24 shkurti 2022 kur sulmoi civilët e Ukrainës deri në 17 mars 2023 kur u lëshua urdhër- arresti.

Edhe kjo ka arsye pse ka ndodhur. Ajo çfarë e ndan si ‘me thikë’ krimin e Putinit nga krimi i Berishës janë vetëm dy elementë:

I pari, se Putini ka vepruar në një hapësirë shumë të madhe shtetesh, ndërsa Berisha me të njëjtin lloj krimi, por në një hapësirë shumë më të ngushtë, siç është Shqipëria. Putini është përgjegjës për dhunën mbi civilë, më shumë se 16,000 fëmijë janë ndarë nga prindërit e tyre, janë transferuar ilegalisht në Rusi ose në territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainë.  Berisha nuk kishte Rusinë në dorë, se nuk e dimë çfarë do të bënte bota me të. Edhe pse në këtë vend të vogël, presidenti e kryeministri Berisha ka shkaktuar të njëjtën vuajtje mbi civilë e mbi fëmijë, të paktën 3000 fëmijë janë lënë pa prindër në vitin 1997 kur Berisha sulmoi Jugun e vendit.

Elementi i dytë që e dallon njërin nga tjetri janë vetëm pak kuriozitete:

Vladimir Putin është aktualisht në krye të një shteti të madh dhe vihet në kërkim për t’u arrestuar e dërguar në Hagë. Tjetër?… Putin po kërkohet nga 123 shtete, ku nuk mund të shkelë sepse arrestohej menjëherë; 123 shtete do të thotë se është i kërkuar në dy të tretat e Botës. Tjetër kuriozitet: Putini është i treti në botë i rangut të tij që do të paraqitet në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë, pas ish liderit libian Muammar Gaddafi dhe atij të Sudanit, Omar al-Bashir.

Të tjerat janë shumë të ngjashme mes të dyve.

Prova më e fundit është jeta e Arina Yatsiuk, një vajzë e vogël nga Donbasi. Fillimisht trupat ruse vranë prindërit e saj, më pas ajo u zhduk pa lënë gjurmë. Që nga mesi i tetorit, 800 fëmijë nga zona lindore e Donbasit thuhet se jetojnë në Moskë, por nuk është e sigurt se jetojnë. E njëjta gjë ka ndodhur në Tiranë, në vitin 1995, me Remzi Hoxhën. Shërbimi Sekret i Berishës e zhduku Remziun, e lanë të birin duke u rritur në kërkim të trupit të të atit. ‘Të kem një varr të babait, zoti president!’, i lutej fëmija presidentit Berisha, por kurrë nuk mori asnjë fjalë. Berisha i dhunoi egërsisht të drejtat e civilëve dhe të fëmijëve, duke u nisur që nga zhveshja e tyre nga prona, i la edhe pa banesa duke u vjedhur edhe kursimet përmes piramidave mashtruese financiare. Ato fitime të qytetarëve shkuan në xhepat e spekulantëve dhe të zyrtarëve të lartë të shtetit

Dhoma e Procedurës Paraprake e ICC konsideroi se urdhër-arresti i lëshuar për Putinin  është sekret, me qëllim për të mbrojtur viktimat dhe dëshmitarët dhe gjithashtu për të mbrojtur hetimin. Akuzat e Amerikës ndaj Sali Berishës, po kështu kanë pjesën e vet sekrete; por Berisha kërcënon Amerikën “Më zbuloni akuzat’. Qëllimi është të godasë autoritetin e Amerikës përmes psikozës së turmave që e rrethon. Është thuajse e njëjta gjë mes të dyve, të dy reagojnë njësoj kundër Amerikës.

Prokurori i ICC, Karim Khan, i pyetur nëse besonte se një ditë Putini do të ishte në bankën e të akuzuarve, vuri në dukje gjykimet historike të kriminelëve nazistë të luftës, ish-presidentit jugosllav Slobodan Millosheviç dhe ish-udhëheqësit liberian Charles Taylor, ndër të tjerë. “Të gjithë ata ishin individë të fuqishëm, të fuqishëm dhe megjithatë e gjetën veten në salla të gjyqit”, tha ai. E krahasuar me situatën e Berishës, ka një dallim dhe një vijë të përbashkët me Putinin. Dallon  fakti që Putini, edhe pse aktualisht në majë të një shteti të madh dhe fuqie bërthamore, me siguri do të vihet në bankën e të akuzuarve në Gjykatën Ndërkombëtare, çfarë mund të pritet edhe për Berishën? Ky këtu është i braktisur nga ish- partia e tij, pa asnjë vlerë politike, i degraduar në përpjekjet për të shkaktuar përçarje dhe konflikt, i lënë tutje  nga gjithë bota.

Berisha, sot në vendin e vet Shqipëri është  njësoj siç mund të ndodhej Putini në një nga 123 shtetet e Botës që po e kërkojnë për t’i vënë hekurat.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Riku: 21/03/2023 06:33

    Honorari style...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë