Frrok Çupi: Protesta lirike e çiftit në bulevard

Frrok Çupi: Protesta lirike e çiftit në bulevard

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Të dy, mbrëmje pas mbrëmjeje, sa në Kodrën e Diellit aq edhe në Gjirin e Lalzit, më në fund e gjetën simbolikën e protestës së ‘ madhe’ të datës 12 Nëntor. E gjitha do të ishte si një zarf me politikë e me urrejtje, por që brenda do të kishte erotizëm, dashuri ‘te kodra e te mullari’, ‘hajde këtu se të erdha atje…’.

Të dy, Sali dhe Iliri, po vdesin nga shkulmet e zjarrmisë për maxhorancën, për Parlamentin, për kryetarin e qeverisë, për vetë Amerikën që e kanë ngatërruar me Moskën.

Fillimisht zgjodhën datën e protestës, një datë që të ishte simbolike, sidomos për të fshehur erotizmin. Data 12 u gjet nëpër analet e historisë së lashtë judaike- kristiane, ku vetë Perandori me dorën e tij caktoi 12 orë- gjysmën e 24 ku çifti do t’ i kushtohej njëri tjetrit. Sala dhe Liri vendosën për datën 12 Nëntor, sepse shifra 12 është e kudondodhur: Është numër i muajve të vitit, është numri i akrepave të sahatit në xhepat e burrave të Çepanit dhe Vicitolit; janë 12 tringëllimat e orës në murin e kullës…

Por shifra 12 është edhe numri i anëtarëve të një jurie tipike gjykate.

Kjo ishte ideja themelore për të gjetur numrin 12 të Jurisë. Me këtë rast Liri dhe Sali i dërguan mesazh Edi  Ramës  dhe zonjës Kim, se ‘dorëzohemi para jurisë, na shpëtoni, se ju dashurojmë’. Ky ishte mesazhi kryesor. 12 gjykatësit, 12 anëtarët e Jurisë dhe 12 apostujt-kjo ishte e tëra.

Pas datës 12 të protestës, këta zgjodhën edhe tre elementë të tjerë të erotikës:

1.Elementin e tufës në mal

2.Elementin e shtegut përtej mullarit ku Berisha i thërriti Ramës ‘ më prit aty se po na del hëna’.

3.Elementi melankolik i xhelozisë dhe i ndarjes përjetë.

Atëherë, si u zhvilluan në bulevard një nga një episodet e lirikës:

Episodi i parë, i tufës.

Kishin prurë ‘ dele’ dhe tipa të marrë nga të gjitha skërkat e Shqipërisë. Ata do ta dinin sikur po luftohej për ‘dylqinjën’  e tyre, por në fakt do të ishin ata ‘shamia e kuqe’ për të mbuluar dashurinë  Liri- Sali me Ramën. Budallenjtë, gjatë gjithë kohës e dinin sikur po gjëmonin retë nga lufta, por në fakt nga bulevardi dilnin avujt e Lirit e Salës për pathos. Tufa nuk ndalej drejt kryeministrisë. Dy dashnorët afroheshin më shumë sipas këngës erotike:

“ Ti m’kërkon, Unë t’ kërkoj/ Tufa pse s’po ndalet/ Zërin tënd kur dëgjoj/ Bora shkrin nga malet”

Episodi i dytë:

‘Më prit te shtegu, qen bir qeni”. Ky është një motiv i lashtë i erotikës në fshat; aty ku tradhtarja  ngrinte zërin më shumë, aty sinjali ishte dashuror. Më së shumti mesazhi ishte ‘qen bir qeni, prit te stani”. Saliu i bëri thirrje Edi Ramës dje duke i thënë “Prit aty se erdha… E kam marrë vendimin në Kodrën e Kuqe në mal”. Sa tha këto fjalë, tufa u ngreh në duartrokitje, dhe ky e ndjeu veten dashnor të fituar. I bëhet sikur Rama i përgjigjet po aq ëmbël:

‘Unë jam thëllënzë e dal në mal/ S’ke për t’më zënë sa të jesh gjallë”

Por Saliu e di vetën se sa gjahtar pasionesh është, dhe i thotë se ‘nuk ke shpëtim’.

‘Unë gjahtar i mirë jam/ E t’kërkoj mal më mal/ E të dal e zbres në fushë/ Tak e tuk të gjuaj me pushkë”

Episodi i fundit i xhelozisë, se ti ‘ke futur në gji atë tjetrin’:

Më në fund, në mes të bulevardit ra një telefon dhe Meta ia tregoi Berishës. I pa gjithë dynjaja. Të dy u pikëlluan dhe u harlisën si dashi. Me sa dukej Rama u kishte dërguar fjalë se ‘ kot e keni, unë e kam lidhjen me Bashën’. Megjithatë e fshehën mesazhin, e fshehën nga tufa që ulërinte. Të pikëlluar sa nuk ka, menduan ta mbyllin me një këngë dashurie pesimiste, sikur fundi i botës po vinte pas ndarjes së tyre. Liri i tha ‘boll tani me këngët e vjetra, e marrim një nga të rejat e Sonit’. Dhe nisën, ashtu nën zë:

“Në telefon mos kërko numrin e vjetër/ Se unë s’ jam më, aty është dikush tjetër/ Harroje emrin që s’ekziston më/ se kush ka vdekur- jo, s’është kthyer më”.

S.C/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton