Frrok Çupi: Ta bëjmë Amerikën si Saliu

Frrok Çupi: Ta bëjmë Amerikën si Saliu

Ish-kryeministri Sali Berisha

Ajo kohë e shkuar kur u hodh parulla ‘ta bëjmë Shqipërinë si…’ si qytetërimi modern, mbeti e shkuar. Tani ja ku jemi, botën moderne këta duan ta bëjnë si veten. Rasti më i fundit është ky tregimi me ‘agjentin e FBI’. Po të mos ishte shfaqur ky agjent, në punën e në pensionin e vet; këta do të kishin tërhequr një akt tjetër që e ‘turpëron’ Amerikën. Ç’akte, për shembull?

Të gjithë e mbajnë mend:

Në mes të vitit 2020, policia vrau afro- amerikanin George Floyd në Mineapolis. Në atë ngjarje do të kishin hyrë dhe do t’i kishin thënë Amerikës: ‘Eeej, të pamë keq!’. . Pas vrasjes në shumë shtete të Amerikës plasën protestat që i detyruan autoritetet ‘të vendosin shtetrrethimin’. Edhe këtë akt të njohur botërisht këta do ta kishin tërhequr që nga koha e tre viteve të shkuar për t’i thënë Amerikës se ‘jo vetëm unë Saliu, por edhe ti Amerikë minon demokracinë’.

Erdhi në shteg rasti i agjentit të FBI, Charles McGonigal, që paska kryer akte që ‘bien ndesh me demokracinë në PD’, dhe këta luajtën kartën e tyre më me vlerë se: ‘Jam i pistë unë?… Edhe ti si unë”.

Këtë kartë po e luajnë brenda vendit në Shqipëri, e tash guxuan edhe me Amerikën. Në Shqipëri…, e keni vënë re?, sa herë flitet për korrupsion apo për vjedhje, apo për krime…, këta të Saliut venë menjëherë emrin e Ramës apo të qeverisë së tij. Në këtë kurth ka rënë media, e cila ka adoptuar pyetje standard. Sapo flitet për djegiet e njerëzve në Gërdec, sapo flitet për vjedhjet shtetërore, sapo tërhiqet historia e vrasjeve në 21 Janarit…, menjëherë gazetari të pyet: ‘Po Edi Rama a do të tërhiqet?’. Hane Shan e Hane Bagdad!

Kësaj here, me rastin e agjentit të FBI në Nju Jork, që i kishte marrë borxh ca para një miku shqiptar etnik, këta sulmuan me të njëjtin slogan: ‘Edhe Amerika si Saliu, ç’ka më të mirë..”.

Lëshimi i sloganit erdhi, fillimisht, i kamufluar, duke sulmuar Edi Ramën si ‘shëmbëlltyrë’ të Amerikës. Qysh tani e dinë se Edi Rama nuk ka asnjë lidhje, aq më pak përgjegjësi, për çfarë ndodhi në zyrat e FBI të Nju Jorkut, por këta e sulmojnë për të thyer bedenat e kalasë ku- sipas tyre- mbështillet Amerika. Amerika dhe Rama janë dy armiqtë kryesorë të Saliut e saliistëve në Tiranë; po thyen njërin, kanë thyer edhe tjetrin.

Se pse, vallë, janë ‘dy armiqtë kryesorë’ shpjegohet me faktin se vetëm nën aleancën shtetërore mes Shqipërisë e Amerikës është garantuar stabiliteti i vendit dhe zhvillimi i shtetit drejt modernizimit.

Kjo i tmerron; këta e duan edhe Amerikën si vetë Saliun, dhe Shqipërinë si në çorbën e Saliut.

‘Si Saliun’, çfarë do të thotë?

Do të thotë, me që jemi në këtë pikë, që një zyrtar në pension i FBI t’i japë fytyrën dhe tonin shtetit Amerikan. Kjo ka ndodhur e ndodh në gjithë kolonën berishiste. Një agjent i shërbimit sekret ishte që u dënua nga gjykata për vrasjen e Remzi Hoxhës, hero i kombit në Kosovë- dhe këtë njeri Berisha e emëroi në post të lartë shtetëror. Ai i mjeri shkonte e vinte në zyrë i rrethuar nga policia e burgjeve.

Zyrtarët e Gardës dhe të Policisë vranë katër dëshmorë në bulevard dhe pastaj e fshehën vrasjen. Zyrtarët e Prokurorisë u përzunë me thupër thane prej vendit të ngjarjes… Ky është lloji i Saliut dhe kështu e ‘do Amerikën’.

Saliu e të tijtë e duan Amerikën ‘lesh arapi’, siç bëri shtetin tonë Berisha, një katrahurë. Tani që këta lëshuan lajmin se ‘në Amerikë ndodhin këto, që marrin para për të zhdukur PD-në tonë’, berishistët po mbjellin në publik edhe dyshimin e madh: ‘Eh, si u bë bota; Amerika nuk i ka punët mirë për vete!, pëshpërisin njerëzit e trullosur.

Këta e dinë Amerikën një vogëlsirë, që vjedh si Saliu, vret popullin e vet si Saliu, shpif e mashtron si Saliu, rrihet në rrugë si Saliu, anakronik e tribal si Saliu, minon shtetin dhe demokracinë- si Saliu, shtyn fëmijë e familje në vjedhje… Këtu do të jemi e të shikojmë: Saliu me të tijtë po shkojnë drejt marrëzisë së hapur sa të dalin nëpër protesta me sloganin; “Amerika nuk është më e mirë se unë, hajduti!’

Ky është qëllimi i këtij sulmi kundër Amerikës që kanë nisur këta trutharë. Vetëm te kjo Amerikë dhe ky qytetërim Perëndimor këta e shikojnë fundin e tyre.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Riku: 27/01/2023 19:52

    Kam idene nja 2mije dollare nga ato qe jane paguar per ate te FBI-se i ke futur ti kunder sales...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale