Frrok Prenga nga Mirdita, 44 vite në ‘shërbim’ të bletëve: Është punë me leverdi, nxjerr të ardhura! Shteti të na ndihmojë me rimbursimin e ilaçeve

Eshtë 60-vjeç dhe puna e tij e përditshme është kujdesi ndaj bleteve. Frrok Prenga nga Bukmira e Mirditës nisi të merret që në moshen 16-vjeçare me këtë punë, por pas viteve 90 u angazhua edhe më shumë. Aktualisht ka 120 koshore dhe krahas pasionit, rritja e  bletëve është kthyer në burim jetese.

Teksa tregon mbi shtegtimin e tyre, Frrok Prenga thotë se ky zanat ka mund dhe sakrifice.

“I shtegëtoj, u’a kam parë hajrin si i thonë asaj shprehjes. Kanë teknikë sa të duash se këto kanë dy gjëra kryesore: Problem është varratoja, pra nëse nuk i ke hequr varronë nuk ke bërë asgjë me bletën. Dhe pastaj janë këto produktet e tjera. Ndjek sistemin dy herë, në pranverë dhe vjeshtë. Po nuk ndoqe sistemin e kurimit nuk mbahet bleta”- rrëfeu bletërritësi.

Prodhimi i mjaltit është i kënaqshem dhe tregu i sigurt, por problem mbetet mbështetja e pakët nga shteti. Për një koshere bletë përfiton vetem nje mijë lek subvension në vit, të cilat nuk dalin as për ilaçe.

“Tani varet me vite, se ka nga ato vite që nuk nxjerrim as shpenzimet. Po ka vite që dalim shumë mirë. Unë vjet kam dal shumë mirë. Vjet me 60 copë kam marr rreth  700 kuintal mjaltë, 10 kg mjaltë për koshere. Ma shumë nuk të lë shpirti se duam me e pa një gjë të bukur. Bleta të bënë vetë me punuar, edhe nëse nuk do ti. Deri në pikë të fundit që s’jam më i zoti me luajt as këmb e as duar nuk i lë bletët. Jam i apasionuar. Të punosh me bletët është si meqenë duke rritur një fëmijë. Neve na japin 10 mijë lekë për koshere në vit, ndërkohë që Kosova që është nja 50 vite shtet pas nesh merr 30 euro si shtetet e perëndimit”- tha Frrok Prenga.

Në një kohë që fshati është braktisur masivisht nga të rinjtë, Frrok Prenga ka një apel për shqiptaret.

“Kur e shoh një duke iku, që vendos plaçkat (rrobat) në makinë, them ku je duke shkuar se nuk është vendi ynë me e braktisë. Pra është shumë e zorëshme. Çohuni o popull ta mbajm këtë vend, se janë lodhur brezat e të parët tonë. Çohuni t’i dalim Zot, e mos t’a lejm me u shkretuar”- ishte apeli i bletërritësit.

Bleterritësi Frrok Prenga merret dhe me pemtari e vreshtari.

B.V/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Parajsë për taksa: 11/02/2024 08:49

    Merru me politikë se fiton më shumë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë