Frroku-Akuzës:Verifiko dëshmitë
 Aty fshihet kush njoftoi Doshin

Frroku-Akuzës:Verifiko dëshmitë<br /> Aty fshihet kush njoftoi Doshin
TIRANE - Deputeti Mark Frroku i quan politike akuzat qe Prokuroria ka ngritur ndaj tij, ndersa referuar kerkeses se dorezuar ne Kuvend per arrestimin e tij dhe te kolegut Tom Doshi, Frroku i qendron versionit se nuk ka qene ai personi qe ka njoftuar deputetin e perjashtuar nga PS per nje atentat te mundshem ndaj tij.

"E ftoj organin e akuzës, por dhe opinionin publik që të verifikojë të gjitha deklarimet që persona të ndryshëm kanë bërë në media për këtë çështje, pasi aty gjendet autori që ka deklaruar se e ka njoftuar z. Doshi", shprehet Frroku.

Po ashtu, Frroku hedh poshte cdo pretendim te ngritur nga Doshi, por edhe nga hetimet e Prokurorise, duke kembengulur se nuk ka asnje njohje me Durim Bamin, per te cilin Doshi eshte shprehur publikisht se eshte vrasesi i paguar nga Ilir Meta per eliminimin fizik te tij dhe te demokratit Mhill Fufi.

Ne nje deklarate te shperndare ne menyre elektronike per mediat, kreu i Partise Kristian Demokrate sjell te detajuara argumentet e tij qe e perjashtojne nga implikimi ne atentatin e pretenduar nga Doshi.

Deklaratë e deputetit Mark Frroku, kryetar i PKD-së
Pas publikimit të disa materialeve hetimore, dëshiroj të sqaroj opinionin publik, përmes medias për disa prej çështjeve ku lakohet dhe implikohet në mënyrë abuzive dhe padrejtësisht emri im:

1- Po e them për të disatën herë, publikisht, se nuk jam unë personi që e ka njoftuar deputetin Tom Doshi se ndaj tij ka një skenar për ta vrarë. E ftoj organin e akuzës, por dhe opinionin publik që të verifikojë të gjitha deklarimet që persona të ndryshëm kanë bërë në media për këtë çështje, pasi aty gjendet autori që ka deklaruar se e ka njoftuar z. Doshi. Ky argument është mëse i mjaftueshëm për të provuar se që në zanafillë, unë nuk jam implikuar në këtë ngjarje.

2- Unë e kam deklaruar më shumë se një herë se nuk kam pasur njohje me Durim Bamin, gjë që është konfirmuar edhe nga deklarimet e këtij shtetasi para akuzës. Në periudhën e raporteve tona intensive politike apo marrëdhënieve të biznesit me deputetin Tom Doshi, kur jemi takuar me persona që kanë qenë pjesë e shoqërisë së tij, unë nuk kam pasur njohje me asnjë shtetas që ka këtë emër.

Një referencë tjetër që përdor prokuroria në përpjekje për të argumentuar njohjen time me Durim Bamin janë pyetja e dëshmitarëve, që janë nipërit e Tom Doshit, shtetasit Alfons Shpati dhe Angjelin Ograja apo edhe dy punonjës të lokalit “Antika”, pronë e Tom Doshit. Këta dëshmitarë janë persona të lidhur ngushtë me shtetasin Tom Doshi me të cilin unë, Mark Frroku, jam përballur dhe kam mbajtur të njëjtin qëndrim.

3- Në materialin e Prokurorisë referuar Kuvendit për deputetin Tom Doshi citohet se “më datë 11.09.2014 shtetasi Durim Bami është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, me automjetin tip ‘Audi’, me targa AA600JP (i blinduar), i cili figuron në pronësi të shtetasit Mark Frroku”.

Po e theksoj se ky mjet në atë kohë nuk ka qenë në pronësinë time dhe prova më e mirë për ta faktuar një gjë të tillë ka qenë depozitimi në organin e akuzës nga ana e ime e aktit të shitjes së mjetit. Për pasojë, unë nuk kam si të kem përgjegjësi për veprimet dhe mënyrën e përdorimit të këtij mjeti pas shitjes nga ana ime.

4- Është e vërtetë se unë, Mark Frroku, dhe familja ime kemi pasur në pronësi kompaninë “Xhoi Lloto”, por ajo është shitur shumë kohë më parë. Shitja e kompanisë është deklaruar sipas procedurave ligjore dhe konform detyrimeve ligjore që kam edhe si zyrtar apo deputet. Por, unë nuk kam qenë asnjëherë administrator i kësaj kompanie.

5- Shtetasi Besnik Toma është shoferi im. Ai është marrë në pyetje për këtë çështje në prokurori. Por, dua të them se ai është thjesht drejtuesi i mjetit që unë udhëtoj dhe nuk mbaj asnjë përgjegjësi për raportet e tij me të tretët.

6- Para anëtarëve të Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve, por edhe përmes kësaj deklarate, po e them se akuzat e ngritura ndaj meje shënojnë një precedent tejet të rrezikshëm për jetën parlamentare dhe politike në Shqipëri. Referuar kallëzimit që ka bërë prokuroria ndaj meje, me këtë standard që po përdoret ndaj meje do të duhej që të viheshin përballë akuzës më shumë se gjysma e anëtarëve të Kuvendit si dhe të gjithë drejtuesit e partive politike në vend. Akoma më i rrezikshëm është fakti se organi i akuzës, në kërkesën drejtuar Kuvendit, i kërkon autorizimin për të ushtruar kontroll personal dhe të banesës së deputetit.

Në këtë rast nuk ekziston asnjë nga kushtet e parashikuara nga nenet përkatëse (202 – 207) të Kodit të Procedurës Penale pasi konsumimi i veprës penale të dëshmisë se rreme nuk kryhet nëpërmjet sendeve apo objekteve të ndryshme, por me anë të deklarimeve, të cilat unë i kam dhënë dhe që Prokuroria thotë se i ka vërtetuar se janë të rreme. Atëherë, ku konsiston kontrolli i banesës dhe personit dhe çfarë synohet të realizohet me to?

Së rrjedhojë, e kam konsideruar të pavend hetimin që po bën prokuroria ndaj meje, kur ende nuk ka përfunduar hetimi i ekzistencës së faktit.

Të gjitha akuzat e ngritura ndaj meje janë bërë për qëllime të pastra politike, por unë do t’i jap përgjigje çdo akuze me mjete dhe në rrugë ligjore, dhe institucionale si dhe do të bëj transparencën deri më një dhe do të jap përgjigje në kohë, edhe për publikun, për çdo akuzë të padrejtë që do të bëhet ndaj meje.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur