Frroku me policë në Kuvend: U
betova si malësor para familjes Kurti

Frroku me policë në Kuvend: U<br />betova si malësor para familjes Kurti
TIRANE - Kuvendi i Shqipërisë vendosi të çojë sërish pas hekurave deputetin kristian-demokrat Mark Frroku, këtë radhë për akuzat nga autoritetet belge se ka vrarë një shqiptar në vitin 1999.  Me 113 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim, deputetët e opozitës dhe mazhorancës i dhanë aprovimin Prokurorisë së Përgjithshme për të arrestuar deputetin e Shkodrës.

Deputeti kristian-demokrat Mark Frroku mbërriti rreth orës 10:00 në Kuvendin e Shqipërisë i shoqëruar nga 2 makina policie për tu bërë pjesë e seancës plenare. Frroku është ngjitur në foltoren e Kuvendit për të mbrojtur veten para kolegëve të tij. Duke i kërkuar të kenë durim për fjalimin e gjatë që kishte përgatitur, ai u shpreh edhe njëherë para deputetëve se nuk ka kryer asnjë vrasje në jetën e tij.

"Jam betuar si malësor"
“Nëse në rastin e parë pashë të arsyeshme të flas nga karrigia, tani jam në këtë foltore të shenjtë për të sqaruar opinionin publik, unë jam betuar jo vetëm si deputetë por edhe si malësor, me rregullat e caktuara dhe jo si këto malësorët e sotëm. Unë nuk kam vrarë apo shtyrë njeri për të vrarë apo kanosur njeri. Nuk ka asnjë vendim të formës së prerë nga asnjë gjykatë belge apo ndonjë vend të botës”
, tha ai.


  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore