Frroku:Policia më ka ndaluar
disa herë... kurrë me trafikantë     

Frroku:Policia më ka ndaluar<br />disa herë... kurrë me trafikantë 

 

 
TIRANE- “Jam ndaluar dhjetëra herë nga policia, por kurrë nuk kam qenë me persona trafikantë droge apo të kërkuar nga drejtësia”. Kështu është shprehur deputeti i Partisë Kristian Demokrate Mark Frroku, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”.

Deputeti Frroku, i cili është vëllai i Arben Frrokut të arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e Dritan Lamaj, ka pohuar se nuk ka asnjë shans që ai të ketë qenë me trafikantë droge, në momentin kur policia e kishte ndaluar në zonën e Kamzës.

Sipas tij makina me të cilën ai ka qenë është shitur tek një person nga Fushë-Kruja dhe se nuk ka qënë automjeti i tij. Frroku pretendon se për këtë çështje ka paraqitur kontratat e shitjes së automjetit në prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe se ka dhënë dëshmi për këtë çështje, duke sqaruar dhe pozicionin e tij.

Zoti Frroku, në media është publikuar një raport-vëzhgimi i Policisë së Shtetit, ku tregohet se ju jeni mbajtur në vëzhgim dhe jenë qëndruar nga policia pasi strehonit në makinën tuaj një person të dyshuar si trafikant droge dhe që kërkohej nga policia?
Unë nuk janë në dijeni të këtij raporti pasi tani jam në udhëtim rrugës. Po është e vërtetë që jam qëndruar nga strukturat e policisë siç jam ndaluar dhjetëra herë të tjera. Në asnjë rast policia nuk ka kërkuar që të kontrollojë makinën tim, edhe kur kam qënë vetëm edhe kur kam qënë me persona të tjerë brenda në makinë. Unë jam i gatshëm të ballafaqohem me këdo polic për këtë ngjarje.

Po në raport-vëzhgimi evidentohet se ju nuk keni lejuar kontrollin e mjetit, duke pohuar se makina është në pronësinë tuaj dhe si deuptet duhet lejë nga kuvendi për të kryer kontrollin?
Nuk është e vërtetë. Unë sdi se çfarë kanë shkruar policët në atë raport-vëzhgimi që ju më thoni. Makina nuk ka qënë e imja pasi atë makinë e kam shitur në Fushë-Krujë, disa muaj më parë. Madje për të sqaruar pozicionin tim, kam çuar në prokurori një kopje të kontratës së shitjes dhe se kam dhënë deklarime lidhur me këtë ngjarje.

Këtë makinë ja kini shitur shtetasit Durim Bami?
Jo jo ska rëndësi se kujt, është një X person.

Mos vallë dita e ndalimit tuaj nga policia ka qënë dhe dita kur keni shitur makinën?
Nuk më kujtohet se kur, se nuk e di kur ka ndodhur si ngjarje me saktësi. Policet mund të thonë çtë duan por unë kam dhënë deklarime në prokurori për këtë çështje dhe vetë prokurorët janë bindur që unë nuk kam pasur lidhje. Unë flas me këdo polic që më ndalon në rrugë dhe smund të bëj arrogantin dhe se kam kryer në asnjë rast me punonjësin e policies.
 
Kush ndaloi kontrrollin e makinës së Frrokut?
Gjashtë muaj pas operacionit “Laguna e Vilunit” në Lezhë prokuroria dhe policia janë përfshirë në një përplasje deklaratash jo zyrtare se si u lejua të ikte me makinën e deputetit Mark Frroku, i kërkuar Bardhok Pllanaj. Sipas burimeve të policisë së Shtetit në momentin kur kanë ndeshur në rezistencën e deputetit Frroku, është marrë kontakt me drejtuesin e këtij grupi Florjan Pema.

Gjithmonë sipas policisë Pema ka marrë një kontakt me prokurorin e çështjes duke i kërkuar këtij të fundit që të lëshonte një mandate kontrolli në makinën e deputetit. Por një gjë e tillë është refuzuar nga prokurori që drejtonte hetimet dhe më pas është dhënë urdhër që automjeti i Frrokut të lihet i lirë dhe të braktiset tërësisht ndjekja e tij. Nga ana e saj prokuroria pretendon të kundërtën, duke pohuar se policia ka shmangur arrestimin në mënyrë të qëllimshme dhe kjo është bërë me urdhër nga lart.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën