Fruta-perimet të shtrenjta në treg, qershia vetëm për ‘të pasurit’, shitet deri në 3 mijë lekë/kg

Në Shqipëri nuk është sezoni i qershive, por edhe përse qershori nuk ka ardhur, këto ditë maji, tregtarët kanë nxjerrë në tezga frytin e ndaluar për shumë që e shohin. Çmimi i qershive ka shkuar deri në 3 mijë lekë në ditët e para të tregtimit.

Shumë pak kanë guxuar t’i provojnë duke blerë në sasi të vogla, ndërsa të tjerë, vetëm i shohin nga larg.

Edhe në ato raste kur në treg gjen qershi vendi, janë prodhime të dala nga kultivimi në sera, një mënyrë kjo për të përftuar prodhimin më herët e për të shitur më shtrenjtë. Ndaj në tregun e fruta-perimeve te Pazari i Ri në Tiranë, këtë frut e gjejmë me çmime të ndryshme nga 700 lekë-1200 lekë.

Edhe në këtë rast, tregtarët kanë shfrytëzuar çmimin e lartë të qershisë së importit, duke ofruar një alternativë më të mirë, por sërish shumë të shtrenjtë për xhepat e konsumatorëve. Çmimin e mbajnë të fshehtë duke mos e afishuar mbi produkt, por kur i pyet se sa kushton nuk hezitojnë të përgjigjen.

Ndryshe ndodh në tregun e Uzinës Dinamo. Nisur nga çmimi i lartë, tregtarët kanë zgjedhur të mos e kenë fare në tezga.

“Pritet që edhe qershia jonë kur të dali ngaqë i ftohti ka ardhur pas kohe mund t’i ketë prish dhe nuk plotëson kushtet e prodhimit , domethënë nuk e plotëson sasinë për treg. Kështu që pritet me qenë çmimi I lartë. Aq më pak sasinë prodhim dhe aq më shumë çmimi është I lartë. Nuk parashikohet të bie poshtë 2500-300 lekë edhe kur të dali qershia jonë nga Dibra, veriu , Korça e Elbasani. Blerjet janë të pakta dhe hanë 10% e popullsisë , kush ka lekë, këto me rrogat të ulëta mund të marrin gjysmë kg ose pak për ndonjë fëmijë apo të sëmurë.”- tha Gëzim Gjoni.

Me këtë çmim të lartë, qershia nuk është në listën e pensionistëve. Por edhe produkte të tjera ushqimore, si patatja, specat dhe bamjet, hezitojnë t’i blejnë, pasi siç tregojnë çmimet e rritura, janë gati të papërballueshme për pensionin e tyre.

“Çmimet për pensionistët janë të larta. Ja shkojmë tek këta150 lekë. Unë pasionin e kam 20 mijë lekë dhe shkoj atje ku janë gjërat më të mira.”- tha një shitës.

“Patatja e shtrenjtë shumë.”- u shpreh një tjetër.

“ Me rrogat e nivelin e jetesës dhe me asistencat që ka ky popull tepër të ulëta më vjen shumë keq që jemi shumë shumë lartë me çmimet. Të bëhet qepa 130 lekë në Shqipëri në një kohë që është derdhur në lumë atje, 110 lekë patatja. Nuk e di ku do arrij.”- tha një shitës.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)