Frutat dhe perimet si ndikojnë
në rininë e lëkurës

Frutat dhe perimet si ndikojnë<br />në rininë e lëkurës<br>
Janë disa fruta dhe perime të cilat ndikojnë në rigjenerimin e lëkurës sonë.

Më poshtë janë disa metoda efikase në përpilimin e disa maskave të thjeshta nga ushqime të freskëta që i bëjnë lëkurës një transformim të mirëfilltë.

Maska për lëkurë të thatë

Përbërësit

Një Avokado

2 Lugë gjelle me kos

Një lugë gjelle me vaj ulliri

Një lugë gjelle me mjaltë

Kjo maskë e pasur me acide yndyrore omega-3 forcon qelizat e lëkurës.

Falë mjaltit dhe kosit, fytyra do të jetë më e tendosur dhe e butë.

Maskë për lëkurat problematike

Përbërësit

Një banane

Gjysëm luge çaji me sodë  buke

Gjysëm luge çaji me shafran indie

Nëse lëkura juaj është problematike dhe ka tendencën të ketë akne të shumëta, atëherë provojeni këtë maskë.

Bananet janë të pasura me vitaminë A që rigjallëron qelizat dhe pastron poret.

Shafrani shkatërron bakteret që shkaktojnë akne, ndërsa soda e bukës përthith yndyrën e tepërt në lëkurë.

Maskë për lëkurë të ashpër

Përbërësit:

Gjysëm kastraveci i bërë pelte

Çerek gote me qumësht

Një lugë gjelle me mjaltë

Një lugë gjelle me sheqer kaf

Kastraveci largon skuqjet.

Për më tepër, ai përçon një aromë freskie sa do ju duket sikur jeni në një qendër estetike.

Kjo maskë e zbut lëkurën ndjeshëm vetëm pas një përdorimi.

Maskë për lëkurë të ndjeshme

Përbërësit:

Një lugë gjelle  me kos

Një lugë çaji me mjaltë

Një lugë çaji me kakao pluhur

Lëkurat e ndjeshme kanë tendencën të përjetojnë më shumë skuqje.

Kosi është baza e maskave të suksesshme.

Ai është i pasur me probiotikë dhe proteina që qetësojnë lëkurën.

Mjalti ngushton puret dhe largon infeksionet.

Kakaoja përmban flavonolë qetëson lëkurën nga irritimet e ndryshme.

Maska për lëkurë të yndyrshme

Përbërësit

Gjysëm filxhani me tërshërë të gatuar e të ftohtë.

Një vezë

Një lugë gjelle me lëng limoni.

Acidi tek lëngu i limonit largon yndyrën e tepërt dhe qelizat e vdekura ndërsa tërshëra e zbut lëkurën dhe heq skuqjen.

Maskë për lëkurë me njolla

Përbërësit

Një kungull dimri nga ato që rritet në vreshta.

Kungulli duhet bërë pelte në një mikser

Një lugë gjelle me mjaltë

Dy pika nga vaji i pemës së çajit

Kjo maskë jo vetëm që largon aknet por edhe nxit prodhimin e kolagjenin.

Mjalti në veçanti zbardh lëkurën.

Maska duhet bërë një herë në javë.

Maska për lëkurë të lodhur

Përbërësit

Lëngu i një limoni

Dy lugë gjelle me sheqer

Një lugë gjelle me vaj ulliri

Me këtë maskë fytyra juaj do të jetë e freskët dhe e qetë.

Limoni dhe sheqeri do të ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura.

Vaji i ullirit do të hidratojë lëkurën dhe do t’i japë shëndetin dhe freskinë e munguar.agroweb

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ftohje raportesh me Veliajn? Rama hedh poshtë aludimet: Përballja e shkelësve me ligjin, meritë e PS që reformoi drejtësinë

Ftohje raportesh me Veliajn? Rama hedh poshtë aludimet: Përballja e shkelësve me ligjin, meritë e PS që reformoi drejtësinë