/ATSH-Z.Tosku/- "Ulja e çmimeve të barnave këtë vit do të sjellë një përfitim për të gjithë popullatën në vlerën 40 milion euro".
Ky lajm u bë i ditur nga Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Astrit Beci, gjatë analizës të drejtorisë rajonale të zhvilluar në Shkodër.
Gjatë fjalës së tij, Beci premtoi në Shkodër hapjen e një pike të re për shpërndarjen e kartave të shëndetit, për shkak të fluksit të lartë të qytetarëve që kërkojnë të pajisen me kartën e re. Nga ana e tij, Drejtori rajonal i Shkodrës, Arvit Osja, vuri theksin te rritja e përfituesve nga skema e sigurimeve shëndetësore.
"Peshën kryesore të rimbursimit për vitin 2014 e zë kategoria e pensionistëve me 62.2 % e rimbursimit total. Si sëmundshmëri, diabeti mellitus dhe hipertensioni zënë pjesën kryesore të rimbursimit me mbi 40%. Më konkretisht diabeti 21.3 % dhe HTA me 21 %", u shpreh Osja.
/Shqiptarja.com