Fshati Anë Vjosë, pa investime, banorët: Pa rrugë e ujë, asnjë mundësi për të zhvilluar bujqësinë

Një fshat i tërë pa pasur vëmendjen e qeverive shqiptare këtu e 30 vjet. Bëhet fjalë për fshatin “Anë Vjosë” i cili e ka marrë emrin nga vendodhja pranë lumit Vjosë.

Fshati ndodhet 20 km në veriperëndim të qytetit të Tepelenës dhe ka një popullsi prej 300 banorësh. Kur janë lodhur nga ankesat karshi autoriteteve vendore apo dhe qendrore për problemet me të cilat ndeshen, banorët e kanë parë të udhës t’i drejtohen Report TV.

Pa rrugë, pa ujë, dhe pa asnjë mundësi për të gjallëruar aktivitetin bujqësor apo dhe produktet e këtij të fundit, është panorama e këtij fshati ku potencialet nuk mungojnë. 

Ndërkaq kryetari i fshatit sulmon qeverinë shqiptare për indiferencë të ekzagjeruar ndaj këtij komuniteti. Edhe pse u trumbetua më të madhe rilindja rurale nga qeveria shqiptarë, siç duket këtë fshat as nuk e ka prekur dhe as nuk ka ndërmend ta prekë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'