LEZHE- Në Gjadër të Lezhës është ngritur një qendër komunitare për vajzat e moshës 14 deri në 18 vjeç që përballen me probleme të ndryshme sociale. Kjo qendër do të administrohet nga motrat Venerini dhe Shërbimi Social Shtetëror. Në këtë qendër do të akomodohen vajzat e dhunuara, ato që kane familje në vështirësi ekonomike, jetimet dhe vajzat në rrezik trafikimi.
Krahas trajtimit këtyre vajzave do t’u mundësohet edhe shkollimi dhe përgatitja për të vazhduar sërish jetën e tyre. Për drejtoreshën e Shërbimit Social Shtetëror në Lezhë Ardiana Jaku, ndërhyrje të tilla janë tepër të nevojshme në zonat rurale.
Në qendrën komunitare të ngritur në Gjadër do të mund të akomodohen në maksimumin e kapacitetit vetëm 30 vajza.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com