Fshati në Lezhë me rrugë të prishura
banorët: Do bojkotojmë zgjedhjet

Fshati në Lezhë me rrugë të prishura<br />banorët: Do bojkotojmë zgjedhjet
Vetëm një kanal i ndan me qytetin e Lezhës, por pamja që të ofron Lalmi i Ri të ngjan sikur të ishte ndonjë fshat i thellë malor.
 
Rrugët janë tërësisht të shkatërruara dhe me gropa ndërsa në periudhë reshjesh mbushen me ujë, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe të automjeteve.
 
Janë me qindra banore që lëvizin çdo ditë mes baltës dhe gropave, por kjo nuk e ka shqetësuar Bashkinë e Lezhës për të investuar që t’i jepet fund kësaj situate.
 
Në këto kushte banoret e Lalmit të Ri kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve, nëse problematika e tyre do të marrë vëmendje.

“Është problem sepse ka ujë dhe mbeturina, nuk është rregulluar asnjëherë edhe pse janë bërë shumë premtime.”
 
“Ka baltë dhe është gropa-gropa, premtime na kanë bërë shumë por nuk po i mbajnë.”
 
“Problem rruga është shumë, makinat nuk mund të kalojnë se është me gropa të mëdha. Ka 10 vite që kjo rrugë është kështu, kanë premtuar që do rregullohet rruga, por asgjë”
, thonë banorët.
 
Banoret thonë se kjo zonë nuk ka njohur asnjëherë investime, pavarësisht premtimeve në çdo fushatë elektorale.
 
Sipas tyre është e pafalshme për Bashkinë që një zonë në periferi të qytetit të lihet në këtë gjendje.

[gallery]21893[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta