Fshati pranë burimeve të Poçemit
vuan mungesën e ujit të pijshëm

Fshati pranë burimeve të Poçemit<br />vuan mungesën e ujit të pijshëm
Ndonëse janë afër burimeve të ujit të pijshëm të Poçemit, 2000 banorët e fshatit Damës në Mallakasër vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm.

Ne kushte te tilla  ku furnizimi me ujë të pijshëm mungon ose vjen një orë në ditë shumë prej këtyre banorëve kanë gjetur një zgjidhje alterantive përmes shpimit të puseve, por është një zgjidhje për vetëm ata që kanë mundësi ekonomike. 

‘’Ata që kanë lekë bëjnë puse, ndërsa ata që nuk kanë shikojnë qiellin’’, u shpreh një banore.

Kryeplaku i fshatit Damës Nuredin Taraj shprehet se para disa vitesh janë investuar 4 miliardë lekë në mënyrë që banorët të furnizoheshin me ujë të pijshëm.

‘’Është shpenzuar 4 miliardë lekë, 4 herë kanë hedhur firmat’’, është shprehur Taraj.

 Por mesa duket  ky problem ende nuk është zgjidhur ndërsa banorët vijojnë të vuajnë pasojat.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot