Kallëzimi ka mbërritur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Më herët, Report Tv siguroi vendimet e Prokurorisë së Përgjithshme për deputetin e PDIU dhe atë të LSI të cilët rezultojnë të ndaluar për vjedhje në Itali, ndërsa kanë deklaruar emra të rremë. Në raportin e Prokurorisë shkruhet se deputeti Aqif Rakipi është ndaluar në Itali për vjedhje nën emrin Skënder Ejylbegaj.
Ndërsa Ndërsa Gledjon Rehovica, me emrin Kusta Mina, është i raportuar për vjedhjen e një dyqani në shtetin fqinj në 27.02.1999. Edhe Rehovica, njësoj si Aqif Rakipi nuk ka deklaruar në formular ndalimin nga policia italiane.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com