SHKODËR-Arsenali i armëve i gjetur më 27 prill të këtij viti, ka qenë i fshehur në një banesë të pabanuar në fshatin Luarëz të Shkodër, shumë kohë para se të vritej në një atentat mafiozshkoder-vrasje-me-arme-zjarri-tek-ishpoceria"> Fatbardh Lici. Ky arsenal armësh është marrë përsipër nga vjehrri i këtij të fundit, Gëzim Kulla. Kulla është vetëdorëzuar në polici para disa ditësh, e ndërsa sot i është komunikuar masa e sigurisë 'arrest me burg. Ai ka rrëfyer se ka dërguar arsenalin e armëve, bashkë me dhëndrin e tij Fatbardh Lici, para se ta vrisnin në një atentat mafioz më 10 gusht të vitit 2018.
Por si u ra në gjurmët e këtyre armëve? Më 27 prill në këtë fshat u raportuan të shtëna me armë, nga persona të paidentifikuar. Pas njoftimit të marrë, policia ka kryer kontroll në disa banesa, ku në njërn prej tyre u gjet një arsenal armësh, përfshirë një armë ushtarake të rëndë granat-hedhës (blind shpues), silenciator, radio policie, rreth 700 fishekë luftarakë, krehra me fishekë kallashnikovi, dy telefona dhe një targë motoçiklete.
Bëhet e ditur se kjo banesë është në pronësi të Gëzim Selës, vjehrri i vëllait të Ibrahim Licit, në kërkim si autor i vrasjes së dy vëllezërve Bilali. Gjatë marrjes në pyetje, Kulla ka pranuar se armët nuk i përkasin Selës, por atij dhe dhëndrit të ekzekutuar një vit më parë.
Uniformat blu bëjnë me dije se kanë gjetur prova të vlefshme në këtë banesë që mund të zbardhin vrasjet e mëparshme që kanë tronditur Shkodrën në luftën mes dy fiseve Lici dhe Bajri/ Bilali.
Armët dhe fishekët e sekuestruar me 27 prill
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
8.8%
-
Pak
21.9%
-
Shumë pak
69.3%
Vota total: 3894
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Ja si duket pas rikonstruktimit shkolla ‘Muhamet Hasmuja’ në Malësi të Madhe
19 Shtator, 08:53
-
Plagosja e dyfishtë në Malësinë e Madhe, Gjykata lë në burg autorin: Qëllova për vetëmbrojtje, më ka ruajtur Zoti
18 Shtator, 11:36
-
Shkodër/ Braktisen degët e mësuesisë dhe gazetaria! Tre studentë në Gjuhë-Letersi, 2 Gazetari, 1 Fizikë, zero në Histori
17 Shtator, 13:47
-
Shkodër, shpërthen bombola e gazit, digjet banesa e 51 vjeçarit
17 Shtator, 12:34
-
Asgjësohen 1388 bimë kanabis në Shkodër, në kërkim autorët
17 Shtator, 11:20
-
Shkodër/ Motori del nga rruga në Theth, plagosen turisti spanjoll që e drejtonte dhe 24-vjeçari pasagjer
16 Shtator, 16:48
-
Nis reahabilitimi i hyrjes së Shkodrës! Shemben 21 shtëpi e lokale si dhe 50 baraka të romëve
16 Shtator, 12:23
-
Plagosja e dyfishtë në Malësi të Madhe, dëshmia e autorit: Më rrahën nipin, mendova se kishin armë me vete dhe do më vrisnin
16 Shtator, 11:02
-
Rënia e nivelit të ujit në Koman, turistët detyrohen të notojnë për në lumin e Shalës! Guida turistike: KESH të hapë portat e HEC-it
15 Shtator, 18:34
-
Prishja e pazareve të drogës, dy të plagosur në Malësi të Madhe! Arrestohet autori, para 13 vitesh vrau për të marrë hakun e të atit (EMRAT)
15 Shtator, 10:04
-
Komedia ‘Krimi është i imi’ premierë në Shkodër! Batuta e aktorit Besnik Çinari shkakton të qeshura edhe jashtë shfaqjes
14 Shtator, 15:32
-
Rendi dhe siguria/ Drejtori i policisë Sokol Bizhga shkon në Shkodër, mbledh drejtorët mes tyre dhe Edmond Sulaj
14 Shtator, 14:59
Pse s'gjeten ndonje te vdekur tjeter nga fisi dhe te thoshin ishin armet e atyre te dyve?! Kjo histori me Remzi Kullen qe merr persiper armet e Lulit dhe Liceve me kujton ate skenen nga telekomedia "Dashuri ne Krisma" kur Zenepja (Hajrie Rondo) i kerkon te shoqit Muços (Cekes se Beratit) te beje burgun per Gurin (Arben Dervishi). "Burgu per burra eshte. - Guri ku do takohemi? -Ja sa te sistemoj babain ne burg dhe erdha."
PërgjigjuPo ca ka pun remzia I shkret me armet ! Ai nuk din ca asht arma ska pa ndonje her ne jet tij po ato arme jan te ibrahimit kushedi sa vrasje jan ba me ato arme . Po ky rrezik asht tu e marr persiper kot I shkreti
PërgjigjuMarseli ka burrni dreqi din kur me e vu ne pun.
Çifti i femijve ordinera Marsel e Alma po kalbin Remzi qyqen ne burg