Fshehu pasurinë dënohet me 200 mijë lekë gjobë gjyqtari i Elbasanit Qani Hasa. Vendimi për dënimin e tij është caktuar nga Dhoma Penale e kryeqytetit 4 ditë më parë siç dhe shihni në këtë faksimile.

Ndërkohë i bashkëpandehuri me gjyqtarin Hasa ka qenë dhe prokurori Petref Asllani i cili ka mundur të fitojë pafajësinë pasi sipas gjykatës ai nuk e ka fshehur pasurinë por e ka deklaruar atë në formularët e dorëzuar në Inspektoriatin e Pasurive.

Dy zyrtarët e drejtësisë u vunë nën akuzë në vitin 2015 pasi ILDKP i referoi materialin kallëzuar policisë dhe prokurorisë duke i akuzuar ata për deklarim të rremë dhe refuzim për deklarim pasurie.

Hasa dhe Asllani kanë kërkuar pafajësi para gjykatës, por pas 20 seancash gjyqtari i pezulluar më parë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë është dënuar me gjobë.

Hetimet e prokurorisë zbuluan se dy shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë paraqitur deklarime të rreme në formularin e deklarimit të pasurisë lidhur me aktin e shitjes së një apartamenti, i cili ishte në pronësi të shtetasit Pertef Asllani dhe që, nëpërmjet një kredie të butë nga Enti i Banesave, dega Elbasan, u shit gjyqtarit Qani Hasa.

Ndërkohë nq formularin e vetdeklarimit për efekt të dekriminalizimit dorëzuar 1 muaj para shpalljes së dënimit të tij ky proces nuk është përfshirë fare, kjo dhe për shkak se ende gjykata nuk ishte shprehur me vendim.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)