TIRANE- Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme për shtetasin Gjergji Bakallbashi. Drejtori në Bashkinë e Tiranës më 19 maj të këti viti u gjobit me 50.000 Lekë nga ILDKPKI, pasi nuk kishte dorëzuar deklaratën e interesave private. Sipas ILDKPKI, Bakallbashi rezulton të jetë në shkelje të nenit 257/a të Kodit Penal, pasi ka resuar të dorëzojë deklaratën e interesave private.
“Inspektori i Përgjithshëm, bazuar në nenin 5 të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve, dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, do të njoftojë institucionin epror të këtij zyrtari, duke kërkuar në këtë mënyrë marrjen e masave disiplinore në përputhje me kërkesat e ligjit”, thuhet në njoftimin e ILDKPKI.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

ILDKP gjobë 50.000 Lekë 17 zyrtarëve që s'deklaruan pasurinë