Fshehu 1.1 mld lekë, nis gjyqi
për ish-deputetin Alfred Peza

Ish deputeti Alfred Peza do të gjykohet nga Krimet e Rënda për akuzën e fshehjes së të ardhurave. Seanca e parë ndaj ish deputetit do të mbahet më 16 shkurt tek Krimet e Rënda ndërsa me short është përzgjedhur gjyqtari Klodian Kurushi.

Veç akuzës për fshehje të ardhurash deputeti Peza do të gjykohet dhe për pastrim parash dhe mos deklarim pasurie, ndërsa kjo dosje përfundoi tek krimet pas moskompetencës së gjykatës së lartë.

Peza u hetua nga prokuroria pas publikimeve në media të kontratës së blerjes së 1 % aksione në vlerën e 1 mln eurove pranë një banke të nivelit të dytë.

Prokuroria ka sekuestruar në prill të 2017, aksionet e bashkëshortes së ish-deputetit në një bankë në Kryeqytet me vlerë 113 mln lekë.

Sekuestrimi i pasurisë në prill të vitit të kaluar është bërë për akuzën ‘fshehje e të ardhurave’, ‘pastrim i produkteve të veprës penale’ dhe ‘mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive’.
ceshtja peza


Er.K/Shqiptarja.com
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Studimi i publikuar nga PE: Mjedisi politik në Shqipëri i polarizuar! Parti të dobëta opozitare, qeveria pritet të fitojë gjerësisht në zgjedhje

Studimi i publikuar nga PE: Mjedisi politik në Shqipëri i polarizuar! Parti të dobëta opozitare, qeveria pritet të fitojë gjerësisht në zgjedhje