Fshehu arrestimin në Greqi/ KQZ vendos të premten për fatin e Agim Kajmakut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet të premten për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, për heqjen e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmakut.

Prokuroria e Përgjithshme në kërkesën drejtuar KQZ argumenton se Kajmaku ka gënjyer  në formularin e dekriminalizimit duke mos deklaruar se ka qenë i arrestuar dhe më pas nën hetim nga drejtësia greke.

Ndërsa ditën e sotme, edhe Partia Demokratike i është drejtuar KQZ që të vendosë sa më parë për shkarkimin kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmakut.

Kërkesa e PD-së për KQZ vjen pasi Prokuroria e Përgjithshme ka vërtetuar se Agim Kajmaku ka gënjyer në plotësimin e formularit të dekriminalizimit, pasi nuk ka deklaruar se ka qenë i arrestuar dhe nën hetim nga autoritetet greke.

Partia Demokratike njofton se kërkesa për KQZ është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, duke kujtuar se për këtë vepër të kryer nga Agim Kajmaku, ligji parashikon humbjen e menjëhershme të mandatit dhe dënimin e tij me deri në 4 vjet burg.

“Fakti që në Formularin e Vetëdeklarimit, nuk është pasqyruar asnjë e dhënë e përcjellë në lidhje me arrestimin dhe hetimet përkatëse në shtetin grek, si dhe indentitetin e rremë të përdorur nga vetë ai, bën që Agim Kajmaku të përfshihet në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit publik si Kryetar i Bashkisë. Kjo sjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga funksioni publik që mban” - shprehet Gazment Bardhi në kërkesën drejtuar 

Kërkesa e Gazment Bardhit, përveç KQZ, u është dërguar për dijeni edhe Ambasadës së SHBA dhe BE në Tiranë.

“Për prokurorinë është e provuar se Agim Kajmaku ka patur dijeni të plotë në lidhje me faktin që ka qenë në hetim penal në Greqi dhe se ndaj tij kishte një proces gjyqësor penal në zhvillim. Ai ka kryer veprime konkrete për fshehjen e këtij fakti para autoriteteve shqiptare.”- thuhet në kërkesën e PD për KQZ-në.

Njoftimi i KQZ për thirrjen e mbledhjes 

Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi KQZ-së heqjen e mandatit për kryebashkiakun socialist të Vorës, Agim Kajmaku, si dhe e ka vënë nën hetim për deklarim të rremë në formularin e dekriminalizimit.

Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, është vërtetuar se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi dhe këtë arrestim nuk e ka deklaruar kur ai kandidoi për zgjedhjet e 30 qershorit nën siglën e PS-së.

Megjithatë, ndonëse është shpallur i pafajshëm, Kajmakun e prek ligji i dekriminalizimit, pasi pyetjes nëse "ka qenë ndonjëherë i ndaluar ose i arrestuar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale", Kajmaku i është përgjigjur "JO" në formular. Neni 190 i kodit penal përkufizon se personat që preken nga ligji i dekriminalizimit duke deklaruar të dhëna të rreme rrezikojnë nga 6 muaj deri në 4 vite burg.

Pasi Agim Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë së Vorës, PD e denoncoi atë se ka qenë i arrestuar në Greqi me emër tjetër, Jorgo Tota. Partia Demokratike publikoi një vendim të prokurorisë dhe gjykatës së Janinës, të datës 19 qershor 2003, ku thuhej se ai ishte arrestuar në janar 2003 në Janinë për blerje të fidanëve dhe bimëve të tjera me para të falsifikuara. Edhe pas denoncimeve të PD-së, në disa reagime për mediat, Kajmaku i mohoi vazhdimisht akuzat, deri në momentin kur u publikua një vendimi Gjykatës së Janinës, ku pushonte çështjen nga tij, duke e shpallur atë të pafajshëm.

Në një dokument që mban datën 28 tetor drejtuar kryeprokurores Arta Marka dhe KQZ, Kajmaku sjellë dy argumente se përse nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit arrestimin e tij në Greqi për falsifikim të parave. Së pari shkruan se nuk ka qenë në dijeni se ishte në hetim sepse i gjithë procesi hetimor është kryer në mungesë. Së dyti thotë se nuk e dinte se mos deklarimi në formularin e dekriminalizimit ia ndalonte atij që të kandidonte dhe më pas të zgjidhjet si kryebashkiak. Për një gjë të tillë, Kajmaku shprehet se e ka mësuar nëpërmjet mediave.

Kërkesa e PD-së drejtuar KQZ-së për Agim Kajmakun

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 30/10/2019 18:34

    Socialistet mund te gjenin nje kandidature me te pershtatshme per Voren por Kajmaku ka vetem nje faj, qe nuk deklaroi ngjarjen ne Greqi.Me vendimin e gjykates Greke, ai eshte i pafajshem dhe ska pse te jete subjekt i dekriminalizimit.A e kuotoni, qe mos veprimi i drejtesise se kapur, ka bere qe kupola e PD te jene sot te pa ndeshkuar, dhe duhet te ishin burgosur dhe jo te llapnin gjoja per dekriminalizim . Hipokrizi e turpshme

    Përgjigju
  • BRSS: 30/10/2019 16:04

    KY PALLOSHI E KA VENDIN NE BURG ORDINER FSHATARI I PA GEDHENDUR

    Përgjigju
  • Gazi: 30/10/2019 14:53

    Mor e keni pare kete Gaz Bardhin sa i neveritshem qe eshte,eshta tamam Dylber Kavaje,per Sali Kriminelin e Lulzim Kryehajdutin zotrote nuk ke gje per te thene,rrace e felliqur.

    Përgjigju
  • Arbëri: 30/10/2019 11:02

    Ik e qi n...tënde o gzim kopili se na lodhe

    Përgjigju
  • edi: 30/10/2019 10:50

    Keni te drejte Tellalli i P.D Komuniste .Flet si i zemeruar Natyrisht gjykata do marre masa ne se ai person ka gabuar Kur ishte Qeveria Berisha pushtit plak cfare bente gjykata me ato qe shelnin ligjet dhe Vidhnin Popullin e tyre ,te kujtoj jo Popullin jashte ne Bote I mbyllte hap e mbyll sute Ceshtja Lulushit Ceshtja e Metes Komunist A thua duhej ndryshuar atehere shoku Tellall or tani kur flet ti . Nese nuk shikon a degjon or a ke degjuar IDIOT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?