Fshehu arrestimin në Greqi/ Prokuroria vë nën hetim Agim Kajmakun, rrezikon deri në 4 vite burg

TIRANE- Vetëm një ditë pasi Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi KQZ-së heqjen e mandatit për kryebashkiakun socialist të Vorës, Agim Kajmaku sepse gënjeu në formularin e dekriminalizimit, ka nisur zyrtarisht hetimet ndaj tij.

Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, është vërtetuar se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi dhe këtë arrestim nuk e ka deklaruar kur ai kandidoi për zgjedhjet e 30 qershorit nën siglën e PS-së. 

Burime zyrtare nga KQZ për Report Tv bëjnë me dije se ky dokument ka mbërritur në këtë institucion dhe se brenda pak ditësh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të zhvillojë një mbledhje për të marrë vendimin për heqjen ose jo të mandatit të kryebashkiakut të Vorës. Sipas ligjit, KQZ pas marrjes së këtij dokumenti nga Prokuroria, ka një afat prej 10 ditësh për të marrë një vendim por pritet që kjo vendimarrje të realizohet më shpejt se 10 ditë.

Megjithatë, ndonëse është shpallur i pafajshëm, Kajmakun e prek ligji i dekriminalizimit, pasi pyetjes nëse "ka qenë ndonjëherë i ndaluar ose i arrestuar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale", Kajmaku i është përgjigjur "JO" në formular. Neni 190 i kodit penal përkufizon se personat që preken nga ligji i dekriminalizimit duke deklaruar të dhëna të rreme rrezikojnë nga 6 muaj deri në 4 vite burg.

Pasi Agim Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë së Vorës, PD e denoncoi atë se ka qenë i arrestuar në Greqi me emër tjetër, Jorgo Tota. Partia Demokratike publikoi një vendim të prokurorisë dhe gjykatës së Janinës, të datës 19 qershor 2003, ku thuhej se ai ishte arrestuar në janar 2003 në Janinë për blerje të fidanëve dhe bimëve të tjera me para të falsifikuara. Edhe pas denoncimeve të PD-së, në disa reagime për mediat, Kajmaku i mohoi vazhdimisht akuzat, deri në momentin kur u publikua një vendimi Gjykatës së Janinës, ku pushonte çështjen nga tij, duke e shpallur atë të pafajshëm.

Në një dokument që mban datën 28 tetor drejtuar kryeprokurores Arta Marka dhe KQZ, Kajmaku sjellë dy argumente se përse nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit arrestimin e tij në Greqi për falsifikim të parave. Së pari shkruan se nuk ka qenë në dijeni se ishte në hetim sepse i gjithë procesi hetimor është kryer në mungesë. Së dyti thotë se nuk e dinte se mos deklarimi në formularin e dekriminalizimit ia ndalonte atij që të kandidonte dhe më pas të zgjidhjet si kryebashkiak. Për një gjë të tillë, Kajmaku shprehet se e ka mësuar nëpërmjet mediave.

Pas kërkesë që ka bërë Prokuroria e Përgjithshme për heqjen e mandatit, do të jetë KQZ e cila do të vendosë për kryetarin e Bashkisë së Vorës.

Letra e Agim Kajmakut drejtuar Kryeprokurores Arta Marku

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 29/10/2019 17:26

    Agim kontrabandisti i ka ditet e numeruara se Shteti ja di te gjitha dhe esht shitur dhe nga Rama

    Përgjigju
  • Emigranti: 29/10/2019 15:47

    Na keni car Ka*in me lloj lloj banditash në karrige si nga PD dhe ng PS, bëheni atë Mut shtet ju shkrë***fsha robt se po marrim rrugët e botës si arixhinj.

    Përgjigju
  • Ralf: 29/10/2019 14:13

    Racizmi i eger grek ra edhe mbi Agim Kajmakun,po te isha ne vendin e Z.Rama aspak nuk e luaj nga vendi z.Agim Kajmaku.

    Përgjigju
  • Populli: 29/10/2019 14:09

    Me thoni ke nuk ka denuar e shantazhuar greku ne fillimet e viteve 1991,shumica ndryshuan emrat te detyruar nga racizmi ordiner grek,te merret i pandehur per cfare,nuk keni turp megjithe ligjet e leshit qe keni bere,beni zhele nje njeri puntor,nje biznesmen te ndershem qe ka punesuar e ka paguar taksat e ketij vendi,denoni kryehajdutin Ilir Meta me bllok ne dore direkt 700.000 euro kerkonte me nje te rene te lapsit,denoni Sali Kriminelin,Lulzim Bashen qe i bene gropen ketij vendi plot 30 vjet.

    Përgjigju
  • Prok.: 29/10/2019 13:37

    Mos u merni me Agim Kajmakun se nuk i ka bere asnje dem shoqerise,njeri punetor me biznes te paster,greku ka denuar njerez koti fare,merruni ju lutem me Sali Kriminelin qe vrau 4 protestues dhe ka shkaterruar kete vend ne cdo qelize te funksionimit,ka vjedhur e ka grabitur bashke me femijet e tij makuter e tinzar.

    Përgjigju
  • Hi: 29/10/2019 12:20

    Me vjen keq qe PS afron keta plehra ne politike ashtu sic ka edhe tek partite e tjera se njelloj jane Nuk ke asnje leverdi njerez te mire ka sa te duash Po te flesh me gomarin I thone nje fjale do zgjohesh me pleshta.

    Përgjigju
    • Nardi: 29/10/2019 13:49

      E ke gabim. Keta nuk i kandidon PS, por RLND. PS ka plot burra e gra te ndershem por nuk i duan. I duan nga RLND.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot