Nuk deklaroi në formular dënimin e 17 viteve më parë Prokuroria e Përgjithshme kërkon heqjen e mandati për deputetin Socialist Vladimir Kosta.
Sipas kërkesës së akuzës depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deputeti Kosta rezulton i dënuar në vitin 2000 për armëmbajtje pa leje me një gjobë prej 10.000 lekësh.
Sic dhe shihni në formularin e depozituar nga z.Kosta në pjesën e dënimeve nga drejtësia nuk ka asnjë vendim të plotësuar.
Prokuroria sqaron se ky verifikim ka nisur me gjetjen e vendimit pas informacioneve të mbërritura në njësinë e dekriminalizimit seKosta ka qenë person i arrestuar për armëmbajtje në vitin 2000.
Informacioni është verifikuar dhe ka rezultuar i vërtet, e pas kësaj kjo njësi ka depozituar këtë të enjte në KQZ kërkesën për heqje mandati.
Kjo nuk është hera e parë kur prokuroria kërkon heqje mandati për zyrtarë të lartë për efekt të ligjit të dekriminalzimit pasi nga ky ligj janë prekur deputetet e të zgjedhur lokal si në rastin e Dashamir Tahirit, Elvis Roshit dhe Shkëlqim Selamit.
Në njësin e dekriminalzimit aktualisht janë duke u verifikuar dhe 12 deputet të këtij parlamenti dhe 100 zyrtarë të lartë përfshi dhe drejtues të pushtetit lokal.
Vladimir Kosta rezulton se është zgjedhur në vitin 2013 deputet në qytetin e Përmetit në siglën e partisë socialiste.
Vendimi i denimit per deputetin Kosta në vitin 2000, qe nuk eshte deklaruar ne formularin e dekriminalizimit
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4934
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor 2024, 10:34