Fshehu dy dënime në Zvicër, prokuroria: T'i hiqet mandati këshilltarit socialist në bashkinë Kamëz

TIRANE-Pas kryebashkiakëve të Shkodrës dhe të Vorës, Prokuroria e Përgjithshme i kërkon KQZ-së që t'i heqë mandatin edhe një këshilltari. Bëhet fjalë për këshilltarin socialist të Kamzës, Mirush Dema. Nga verifikimet e sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka rezultuar se Dema ka fshehur dy dënime në Zvicër.

Në vitin 2014 këshilltari aktual socialist në Kamëz i ka ofruar për t'i shitur 4 qese heroinë një polici, i cili ishte i infiltruar. Kurthin ai e kuptoi në fund, por për këtë ngjarje është dënuar. Megjithatë dënimi iu konvertua në gjobë.

Këshilltari socialist rezulton se ka ndryshuar mbiemrin pas martese, nga Troci në Dema, por nuk i ka shpëtuar të kaluarës edhe pse në momentin e plotësimit të formularit të vetëdeklarimit deklaroi vetëm një ndalim për verifikim në Gjenevë dhe dëbim në Suedi duke fshehur dënimin për heroinë dhe dhunim banese. 

Report Tv publikon formularin e vetëdeklarimit të Demës në KQZ para kandidimit, ku pyetjeve nëse ka qenë arrestuar, hetuar apo dënuar brenda apo jashtë vendit i është përgjigjur me 'JO' duke e fshehur.

Ai në formular thotë se në Zvicër ka qenë ndaluar në dhjetor të 2014 për një verifikim, por ka rezultuar i pastër dhe dëbimin në Suedi deri në tetor 2019. Ditën e mërkurë KQZ do të mblidhet për të shqyrtuar gjetjet e KQZ-së për këshilltarin socialist Mirush Osman Dema (Troci).

(Kliko këtu për të lexuar formularin vetëdeklarimit të Mirush Demës)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ligji: 10/02/2020 22:27

    Arestojini te gjithe keta injorante dhe kriminele qe kandidojne. Ndryshe shqiperia nuk ka shpetim. Kajmaku, Pjetri i Shkodre dhe ata te tjeret se kush i mban mend. E ka infektuar rilindja kete vend me mikrobin e injorances duke i dhene guximin horrave te kandidojne.

    Përgjigju
    • A.n.: 11/02/2020 00:26

      Keto qe permende ti jane diletante perpara politikaneve eksperte qe kemi pasur keto 30 vjetet e fundit si Like Floriri, Saliu, Rama, Dako, etj

  • TONI TIRANE: 10/02/2020 17:54

    Maloku i koder kamzes dihet qe eshte marre me krime dhe droge. Nderron ermin po krimet ngelet krime dhe shenjat gishterinjve nuk ndryshohen

    Përgjigju
  • Roni: 10/02/2020 17:25

    Prandaj pra, rilindja nga suksesi ne sukses po pergatitet per nje mandat te trete ne drejtimin e vendit.

    Përgjigju
    • Roni: 10/02/2020 19:25

      O qytetari digjital as te fyi njeri as te shau njekohesisht. Pse merr flake ti apo mezi po pret votimet e rradhes te shkosh me vrap qe ne pike mengjesit! Shko mor djale mos fol mbrockulla se po te kishte opozite dhe PD ju rilindasve sdo ju binte shpirti ne qetesi as ne qafe molle per pislleqet qe i keni bere konmbit. Ju po beni qef se skeni as opozite asgje jeni bere bashke te gjithe e po vidhni cdo sekonde. Vec mos harroni se dardha e ka bishtin mbrapa dhe ne kete dynja lahen te gjitha. Do jepni llogari per cdo qindarke te vjedhur ju, basha, sala, mona etj etj etj.

    • Qytetari Digjital: 10/02/2020 18:51

      O cara, ju keni kryetarin e partise te zhytur deri ne fyt me afera te zeza qe kane shkuar deri ne DASH, kapeni me keta provincialet qe hyjne aty per nje rroge. Barazoni Bashen dhe Berishen qe u kane bere 1001 te zeza shqiptareve me Kajmakun apo Qerimin qe mund te kene bere ndonje proçke dhe jane denuar ne emigracion per 400 Euro fallco apo per ndonje rrahje?! PD-ja na nxorri mallin e Sigurimit te Shtetit, po rremon ne jetet e njerezve per te gjetur njollat e zeza ne biografi. Ju te mbaruar mbanit kryetar bashkie dhe rivotuat nje te denuar per korrupsion nga shkalla e pare e gjykates, nje maniak seksual qe ngacmonte varteset e tij me SMS. Flisni ju per moral, kokepalare.

    • Roni: 10/02/2020 18:31

      Po mor mik, sa te kemi kete klase polike te degjeneruar deri ne palce, keta te paudhe do te na drejtojne e do na e shpifin neper ekrane mengjes dreke darke, lavazh trurit te popullit qe i voton e u shkon nga pas per nke cope buke.

    • Ardijan: 10/02/2020 17:49

      Me këta surrat leshtë që po bashkpunon rilindja ka për të marrë leshtē mandat tjetër!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës