FSHF dënon Tiranën e Skënderbeun
Ja vendimet e Disiplinës për gjobat

FSHF dënon Tiranën e Skënderbeun<br />Ja vendimet e Disiplinës për gjobat
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dhënë vendimet e radhës duke dënuar dhe gjobitur disa klube për sjelljen e tifozëve dhe lojtarët për sjellje të gabuar.
 
Kështu Tirana është dënuar me 300 mijë lekë gjobë për sjelljen e gabuar të tifozëve, ndërsa Skënderbeu me 100 mijë lekë.


Vendimet e plota
 

I mbajtur sot me date 19 Tetor 2016, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.
Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi ceshtjet ne teresi duke u bazuar edhe ne nenet 76 dhe 77 te KDS.

                                         VENDOSI:
1.KF “Tirana”,per sjellje të gabuar te spektatoreve, ne baze te Nenit 66/1,denohet me gjobe ne masen 300,000 ( treqind mije) leke.
2.KF “Skenderbeu”, per sjellje të gabuar te spektatoreve, ne baze te Nenit 66/1, denohet me gjobe ne masen 100.000(njeqind mije)l eke,gjithashtu edhe me detyrimin te demshperbleje demin e shkaktuar ne Stadiumin “Selman Stermasi”.
3.KF “Dinamo”,per sjellje te gabuar te spektatoreve,ne baze te nenit 13 , paralajmeron qe ne rast perseritje do te merren masat disiplinore te nenit 66/1 te parashikuar ne KDS 
4.Zyrtari i KF “Sopoti”, Ardit Bozo, per shkelje te parimeve te Fair Play , duke protestuar ne menyre te perseritur ndaj vendimeve te zyrtareve te ndeshjes, ne baze te Nenit 56/1/a, pezullohet per 2(dy) ndeshje nga aktiviteti. 
5.Zyrtari i KF “Albpetrol”, Adriatik Kurti, per shkelje te parimeve te Fair Play , duke protestuar ne menyre te perseritur ndaj vendimeve te zyrtareve te ndeshjes, ne baze te Nenit 56/1/a, pezullohet per 3(tre) ndeshje nga aktiviteti.
6.Lojtari i KF “Gramozi”, Donald Mete, per sjellje ofenduese ndaj zyrtarit te ndeshjes, ne baze te Nenit 56/1/a, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7.Lojtari i KF “Këlcyra”, Kleskid Halili, për sjellje jo sportive ndaj kundershtarit, ne baze te Nenit 48/1/d, pezullohet per 2(dy) ndeshje nga aktiviteti. 
8.Lojtari i KF “Këlcyra”, Renis Spahiu, per loje te rende ndaj kundershtarit , ne baze te Nenit 48/1/d, pezullohet per 2(dy) ndeshje nga aktiviteti. 
9.Lojtari i FC “Internaciona” U-17, Joan Cela, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, ne baze te Nenit 49/1/a), denohet me pezullim per 4(kater) ndeshje nga aktiviteti. 
10.Lojtari i FC “Internacional” U-19, Marko Vanbasten Cema, për sjellje të keqe ndaj kundërshtarit, ne baze te Nenit 48/1/d), denohet me 2 (dy)ndeshje pezullim nga aktiviteti. 
11.Zyrtari i KF “Flamurtari” U-17, Sherif Idrizi, per sjellje ofenduese ndaj zyrtarit te ndeshjes, ne baze te Nenit 56/1/a, denohet me 3(tre)ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12.Pranimin e kerkeses se lojtarit Ledjo Doci te KF “Iliria” per pezullimn e zbatimit te vendimit Nr.25, dt 04.10.2016 (pika4) .Ky pezullim jepet me kusht per nje periudhe 6(gjashte) mujore si dhe te mos perserise ndonje shkelje tjeter disiplinore.




dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat