Federata Shqiptare e Futbollit dhe Spitali Amerikan në Tiranë kanë zyrtarizuar sot në ambjentet e FSHF-së, marrëveshjen e tyre 10 – vjeçare të bashkëpunimit, ku ekipi kombëtar i futbollit do të ketë mbështetjen e nevojshme shëndetësore nga stafi i specializuar mjekësor i Spitalit Amerikan.
Marrëveshja është nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, si dhe Drejtori i Spitalit Amerikan, Z. Klodian Allajbeu, të cilët në prani të mediave në një konferencë për shtyp bënë të ditur se kjo marrëveshje është mjaft e dobishme për ekipin tonë kombëtar.
Kjo marrëveshje e rëndësishme për me një kohëzgjatje 10-vjeçare, gjithashtu përfshin të gjithë futbollin shqiptar që aderohet në FSHF, pra ekipet e superligës si dhe ekipet e moshave të regjistruara në Federatën e Futbollit.
Drejtori i Spitalit Amerikan, z. Allajbeu bëri të ditur se Spitali Amerikan me këtë marrëveshje të nënshkruar sot i shërben si ekipit tonë kombëtar, edhe futbollit shqiptar.
Ndërkohë, Sekretari i FSHF-së, z. Shulku deklaroi njeherazi për mediat se FSHF dhe Spitali Amerikan përmbyllin këtë marrëveshje në shërbim të nevojave të futbollit shqiptar.
Spitali Amerikan do të jetë edhe partneri kryesor i Federatës Shqiptare të Futbollit në ndeshjen e rëndësishme ditën e premte Shqipëri – Norvegji, ku do të mbështesë dhe do të mundësojë shërbime mjekësore për lojtarët e ekipit të kombëtares par dhe gjatë ndeshjes që do të zhvillohet.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, një ditë më parë lojtarët e ekipit tonë kombëtar kanë zhvilluar vizita mjekësore dhe check up ( paketë analizash) pranë Spitalit Amerikan në Tiranë.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com