Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit duket se po përgatisin një shpërblim të majmë për ekipin kombëtar pas dy ndeshjeve të para për eliminatoret e kampionatit botëror Brazil 2014. Sipas burimeve pranë presidencës fitorja me Qipron ka bërë që drejtuesit të mendojë për shpërblimin, por për të përcaktuar shumën finale do të pritet edhe ndeshja me Zvicrën e cila do të jetë decizive.
Në Lucernë kuqezinjtë do të kërkojnë të paktën një pikë me cdo kusht për të vazhduar ëndrrën braziliane. Aktualisht ekipi është i akomoduar në qytetin e Durrësit në pritje të nisjes për në Zvicër. Nisja do të bëhet ditën e hënë në orën 11:45 nga aeroporti i “Nënë Tereza”. Në mbështetje të ekipi kombëtar pritet që të udhëtojnë jë numër i madhe tifozësh nga Shqipëria, midis të cilëve dhe zyrtarë të lartë të vendit.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com