Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar me anë të një komunikate zyrtare pas intervistës së babait të Adnan Januzajt duke theksuar se FSHF-ja ia ka mbyllur dyert vetes sa i përket ftesës për djalin e tij. Abedin Januzaj ka akuzuar FSHF-në për gënjeshtra dhe dezinformata se kanë ftuar djalin e tij të luajë për kombëtaren.
Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se do të bëjë gjithçka që lojtari të vishet Kuq e Zi. “Ashtu si në çdo rast, ndjeshmëria e FSHF-së rreth talenteve shqiptarë të këtij sporti magjik, ka qenë prezent edhe për çështjen e Adnan Januzajt. Qëndrimi publik për futbollistin shqiptar të Manchester United është endur mes kërkesave e ofertave, pranimeve e refuzimeve, diku mediatike, rrallë herë konkrete e më në fund gati të paqarta.
Në mes të dy brigjeve, talentit Januzaj edhe atyre që e kërkojnë atë, janë vendosur barriera psikologjike me bazë nacionaliste, origjine dhe të kaluarës së tij familjare. Pikërisht, këtu kanë nisur edhe diskutimet e mëdha me prova të vogla, të cilat ndonjëherë kapërcejnë edhe kufijtë e etikës së qytetarisë së vërtetë. Federata Shqiptare e Futbollit nuk dëshiron të merret me shpjegime anësore të çështjes, sepse qartazi ato kanë shkaktuar dhe vazhdojnë të krijojnë keqkuptime që nuk i shërbejnë qëllimit.
Ne jemi të gatshëm të pranojmë gjithçka, vetëm që i talentuari Januzaj të bëhet pjesë e kombëtares tonë dhe të kontribuoj për të ardhmen e futbollit shqiptar. FSHF deklaron zyrtarisht, se siç është vepruar edhe më parë me futbollistët që sot janë pjesë e kombëtares, do të vijoj punën pa asnjë ndikim, mëdyshje apo hezitim që Adnan Januzaj të vishet kuq e zi për të nderuar veten, familjen dhe flamurin e të parëve të tij”, përfundon komunikata e FSHF.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com