FSHF i la pa bileta, reagojnë për herë të parë 'Plisat': Pavarësisht ndërhyrjes së politikës, shihemi në Gjermani

FSHF i la pa bileta, reagojnë për herë të parë 'Plisat': Pavarësisht ndërhyrjes së politikës, shihemi në Gjermani

Banderola e 'Plisave'

"Plisat", tifogrupi nga Prishtina nuk do jenë prezent në "Air Albania" për ndeshjen kundër Ishujve Faroe, këtë mbrëmje më 20:45 në Tiranë. Mësohet se Federata Shqiptare e Futbollit nuk i ka akorduar biletat për grupin, kjo siç ndodh në çdo duel për ultrasit e kuqezinjve.

Mësohet se banderola e shpalosur nga "Plisat" në ndeshjen kundër Çekisë ka sjellë "krisjen" mes palëve. "Mallkue qoftë kush s'na do bashkë", kjo duket se është fraza që ka bërë FSHF-në t'i përjashtojë ata.

Për këtë, tifogrupi ka reaguar për herë të parë duke lënë të kuptohet se për shkaqe të ndërhyrjeve politike ata janë përjashtuar. Gjithashtu ata tregojnë se nuk do e braktisin Kombëtaren.

"Plisat edhe një herë lajm. Nuk ka bileta. Por, sot nuk kemi kohë për lajmet tuaja. Plisat e kanë perfunduar misionin e tyre, ME SUKSES. Kur të gjithë ia kthyen shpinën kombëtares, ne ishim aty! Këta të njejtit, të pandalshmit, të pashantazhueshmit, të vetmit, "kriminelat", "tradhëtarët"... ne do të jemi gjithmonë aty. Pavarësisht ndërhyrjeve të politikës, e të kujtdo, do të jemi përherë e më të fortë. Nuk ka bileta - nuk ka problem. Le të shkojnë sonte të tjerët për festë. Në fund të fundit Kombëtarja është e të gjithëve. Ne do të kthehemi përsëri, edhe në festa - edhe në ditë të vështira. Plisat janë në festë. Prishtina sonte feston. Feston sepse ajo frymon KUQ E ZI. Sepse KU KA PLISA OSHT' SHQIPNI. Shihemi në Gjermani", shkruajnë "Plisat".


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Kombëtarja 'fal' Ishujt Faroe, vetëm 0-0 në 'Air Albania'! Tifozët spektakël në tribuna, Shqipëria e mbyll e para në grupin E


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën