TIRANË- Zgjermi i bizneseve pranë stadiumit ‘Air Albania’ është kthyer në një shqetësim për UEFA-n. Kjo e fundit ka kërkuar nga Federata Shqiptare e Futbollit që të lirojë ambientet rreth e qark impiantit, pasi në të kundërt rrezikohet ndeshja me Anglinë, që luhet me 28 mars për kualifikueset e Botërorit.
Për pasojë FSHF me anë të një letre i ka kërkuar IKMT-së që të lirojë hapësirat, duke qenë se zgjerimi pa kriter i bizneseve i ka humbur qëllimin kryesor stadiumit, që është organizimi i një ndeshje futbolli. Për këtë situatë FSHF ka vënë në dijeni si kryeministrin Rama ashtu edhe kryebashkiakun Erion Veliaj.
FSHF në letrën e saj përpiqet të saktësojë se bizneset kanë jetësuar stadiumin, por zgjerimi pa kriter i ka zbehur qëllimin.
Report TV ka siguruar dokumentin dërguar kreut të IKMT-së Dallandyshe Bicit, kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, në të cilën edhe ilustrohen me foto zonat më problematike të stadiumit.
"Gjithsesi, me shqetësim kemi konstatuar se zgjerimi i pazakontë i bizneseve në perimetrin e stadiumit ‘Air Albania’, çdo ditë e më shumë po shndërrohet në një problematikë që del përtej zhvillimit të një biznesi, e duke u kthyer në një element penalizues dhe bllokues për funksionin bazë të këtij impianti, organizimin e ndeshjeve të futbollit.
Operatorë të ndryshëm bar-kafe kanë avancuar me ngritjen e strukturave permanente prej hekuri dhe betoni në trotuaret e stadiumit, duke cenuar seriozisht standardet e sigurisë për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare, por në fakt, elemente themelore sigurie për çdo organizim ndeshjeje të çdo natyre", thuhet në dokument.




B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pritet konferenca e parë ndërqeveritare, mendoni se Shqipëria bëhet anëtare e BE në një kohë të shkurtër?
-
PO
54%
-
JO
40.4%
-
NUK E DI
5.6%
Vota total: 2928
Lajme të tjera
-
Rama ‘shkollë riedukimi’ gazetarit/ Açka: Njeriu që dje rrihej për fjalën e lirë, sot është kthyer në harbutin e mediave! ‘Rithemelimi’: Shqipëria në rrezik
2 Korrik, 13:34
-
Tregu i ri ushqimor publik në Farkë, Veliaj: Thyejmë monopolin e privatit, tregu do të jetë shumicë dhe pakicë! Fermerët do të tregtojnë me çmime shumë më të lira
2 Korrik, 11:31
-
Hapet përfundimisht tuneli i Skërficës, Tiranë-Sarandë 45 minuta më shpejt! Më 7 korrik hapet Bypass-i i Vlorës
2 Korrik, 08:02
-
Berisha i ‘rrit’ pazarin Metës për koalicionin dhe ‘prova e forcës’ me SHBA
1 Korrik, 18:51
-
Tritan Shehu: Kemi hapur pafund shishe shampanje për negociatat, u lidhëm me ‘karrocën’ e Maqedonisë së Veriut
1 Korrik, 18:18
-
Kryebashkiaku suedez takim me Veliajn: Ura bashkëpunimi mes të rinjve, hapa përpara me digjitalizimin
1 Korrik, 16:29
-
PS zgjedh drejtuesit lokalë, Veliaj konfirmohet sërish në krye të Tiranës! Ja kush janë të përzgjedhurit në të gjithë vendin! Në 3 bashki përsëritet gara
1 Korrik, 15:48
-
Transformohet kompleksi te pishinat, nis kampionati i notit, Veliaj: Jo vetëm për notarët, por për gjithë komunitetin
1 Korrik, 15:43
-
Harta e re Gjyqësore, Rama: S’ka për të ndryshuar, bojkoti është pa vlerë! Reagon Dhoma e Avokatëve: Zgjidhje ka, s’është presion por të na dëgjohet zëri
1 Korrik, 13:41
-
Negociatat, Rama: Macron meriton mirënjohje, Maqedonia të pranojë propozimin! Samiti i NATO-s? Do të kemi bazë ushtarake në Durrës, vlerë strategjike
1 Korrik, 13:11
-
PD kërkon heqjen e mandatin e Xhaçkës: Ka konflikt interesi! Mazhoranca: Vërtetoni që ka përfituar 1 qindarkë! Rama: Sulm i ulët personal! Ministrja: Pres e qetë institucionet
1 Korrik, 12:12
-
Sot nisin gjobat për përdorimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, nga 500-1.500.000 lekë deri në heqje license
1 Korrik, 11:52
O Duka o hajdut ti vete ke thene se stadiumi i ri nuk do te jete vetem per futboll
Përgjigju